Lajme të këqija për Interin, futbollisti zikaltër dëmtohet rëndë në Kupën e Amerikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 22:13

Lajme të këqija për Interin, futbollisti zikaltër dëmtohet rëndë në Kupën e Amerikës

 Lajme të këqija për Interin vijnë nga Kupa e Amerikës aty ku mbrojtësi kanadez Tajon Buçanan ka pësuar një dëmtim të rëndë, që pritet ta mbajë larg fushave për disa muaj. 

gettyimages-2151893995-1024x1024

Mediat italiane raportojnë se gjatë stërvitjes së sotme lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, e cili e ka detyruar atë të transportohet me ambulancë në një spital të Dallasit. 

Buçanan pritet të mungojë 4 deri në 6 muaj dhe të ketë një operacion në horizont direkt në SHBA. Gjithashtu stafi mjekësor i Interit është në kontakt me atë kanadez për të vlerësuar vazhdimisht gjendjen e lojtarit dhe për të vendosur se çfarë do të bëjë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"