Hoxhaj konfirmon ekipin e ri pas largimit nga Skënderbeu, por ka një problem…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2019 | 17:20

Hoxhaj konfirmon ekipin e ri pas largimit nga Skënderbeu, por ka një problem…

Një tjetër “firo” te Skënderbeu. Pas Fidan Alitit, nga klubi korçar është larguar edhe sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj. 24-vjeçari ka ndërprerë sot marrëveshjen e bashkëpunimit me kampionët në fuqi dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Hoxhaj

I çuditshëm është fakti që “divorci” ka ardhur disa ditë pas mbylljes së merkatos, ndërkohë që Hoxhaj u aktivizua si titullar në sfidën e fundit ndaj Kastriotit. Në të kaluarën e tij futbollisti vlonjat është aktivizuar me Flamurtarin, Korabin, Bylisin. 24-vjeçar ka qenë pjesë e Skënderbeut prej vitit 2016, por nuk arriti të linte gjurmë.

Hoxhaj

“Jam larguar nga Skënderbeu për të pasur më tepër hapësira. Kam rënë dakord me Luftëtarin, pasi më pëlqen ambienti në Gjirokastër. Ka qenë një marrëveshjes mes dy klubeve”, – ka thënë Hoxhaj për “Panorama Sport” pak minuta më parë. Mirëpo, gazeta mëson se çështja është e komplikuar tashmë për federimin.

hoxhaj

Burime në FSHF tregojnë se Skënderbeu nuk e ka lënë të lirë lojtarin para datës 31 janar. Nuk dihet se si do të gjendet formula e transferimit, sepse merkatoja është mbyllur dhe mbetet e hapur vetëm për ata lojtarë që kanë qenë të lirë para datës 31 janar. Hoxhaj është federuar me Skënderbeun dhe ka luajtur pas mbylljes së merkatos, kështu që tani i duhet të gjejë një ekip në vendet ku merkatoja nuk është mbyllur.

Hoxhaj

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se vlonjati nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka dalë në stërvitje me gjirokastritët sot në orën 15:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"