Dy firma të tjera, Shameti dhe Musolli rinovojnë me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2016 | 13:32

Dy firma të tjera, Shameti dhe Musolli rinovojnë me Kukësin

Kukësi ka arritur sot të blindojë edhe për një vit dy elementë shumë cilësorë në përbërjen e saj, pasi ka nënshkruar rinovimin e kontratave me mbrojtësin Ylli Shameti dhe mesfushorin Besar Musolli.

shameti musolli gjici

Mbrojtësi ishte prej disa ditësh në negociata me Kukësin, për disa detaje në kontratën e tij, të cilat janë zgjidhur më në fund sipas kërkesave të lojtarit dhe ai ka rinovuar marrëveshjen e tij. “Panorama Sport” ka mësuar se për futbollistin ishin interesuar gjatë javës së fundit Vllaznia me Tiranën, por Shameti vendosi të qëndronte edhe për një tjetër sezon në radhët e verilindorëve.

ylli shameti

Për sa i përket Musollit, edhe mesfushori ka pasur oferta konkrete nga skuadra të tjera, sidomos nga Tirana, e cila dëshironte të kishte futbollistin në gjirin e saj. Megjithatë, lojtari ka cilësuar gjithmonë si parësor ekipin e Kukësit dhe sapo është kthyer nga pushimet, ka biseduar me klubin duke arritur akordin me të.

musolli

Vetë klubi konfirmoi marrëveshjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Dy lojtarët e F.K. Kukësit, Ylli Shameti dhe Besar Musolli kanë arritur marrëveshjen e rinovimit me klubin verilindor. Të dy lojtarët janë takuar me presidentin Safet Gjici dhe kanë zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit.

Futbollistët do të jenë me fanellën e F.K. Kukësit edhe për sezonin 2016-2017 dhe me shumë mundësi edhe për më tepër. Lojtarët shprehen mjaft të kënaqur që do të vazhdojnë të kontribuojnë për klubin verilindor”, shkruhej në këtë njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"