ZYRTARE/ “Të dielën do të luaj ndeshjen e fundit”, Mbape njofton largimin nga PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 23:54

ZYRTARE/ “Të dielën do të luaj ndeshjen e fundit”, Mbape njofton largimin nga PSG

 Ylli francez, Kilian Mbape ka konfirmuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me PSG. 25-vjeçari e bëri njoftimin në një postim në mediat sociale të premten dhe konfirmoi se ndeshja e tij e fundit në “Parc des Princes” do të jetë kur ata të luajnë me Tuluz, të dielën. 

mbape

Mbappe ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga kryeqyteti francez dhe pritet të firmosë një marrëveshje të shumëpritur për t’iu bashkuar Real Madridit kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit. 

‘Doja të flisja me ju. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju dhe doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint Germain dhe aventura do të marrë fund pas disa javësh. 

Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc de Princes të dielën. Kam shumë emocione, ishin shumë vite ku pata shansin dhe nderin e madh të jem anëtar i klubit më të madh francez. Një nga më të mëdhenjtë në botë. Gjë që më lejoi të mbërrija këtu për të pasur përvojën time të parë në klub me shumë presion për t’u rritur si lojtar, natyrisht duke qenë përkrah disa prej më të mirëve në histori, disa nga kampionët, të takoj shumë njerëz, të rritem. edhe si burrë.

Me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë. Para së gjithash, dua të falënderoj shokët e skuadrës, të gjithë bashkëlojtarët që kam pasur të gjithë trajnerët, Unai Emery, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Christophe Galtier dhe Luis Enrique”, u shpreh Mbape në video-mesazhin e publikuar në llogarinë e tij. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"