Zyrtare, portieri largohet nga Kukësi pas 3 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 14:42

Zyrtare, portieri largohet nga Kukësi pas 3 vitesh

Ndodhi ajo që pritej, edhe pse shpesh drejtuesit e Kukësit kanë insistuar këtë periudhë që ai nuk do të largohej, madje këtë e ka thënë edhe vetë trajneri Peter Pakult.

Kolici

Gjithsesi, nga ky moment Enea Koliçi nuk është më pjesë e Kukësit. Portieri sapo ka marrë letrat në klub dhe ka konfirmuar për “Panorama Sport” se është futbollist i lirë në treg. 32-vjeçari fitoi gjithçka me Kukësin në tre sezone radhazi që luajti. Me ardhjen e Pakult, Koliçi humbi vendin në formacion dhe tashmë do të shikoj mundësi të tjera për të ardhmen.

S.Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"