Largim me peshë, Vora ndan rrugët me golashënuesin më të mirë të sezonit të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 18:07

Largim me peshë, Vora ndan rrugët me golashënuesin më të mirë të sezonit të fundit

Jasmin Raboshta është i larguari i radhës nga skuadra e Vorës. Pas Albi Xhebrahimi, Redon Raza, Fadil Meta dhe Eridon Qardaku ka qenë radha e Raboshtës për të lënë Vorën.

raboshta ndaj flamurtarit

Sulmuesi shkodran ka qenë golashënuesi më i mirë i Vorës në sezonin e fundit, ku shënoi 17 gola. Divorcin e ka bërë zyrtar edhe vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. “Faleminderit Jasmin Raboshta. FK Vora njofton largimin e lojtarit Jasmin Raboshta.

Lojtari dhe klubi kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Shprehim mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën”. Ky është postimi i Vorës për largimin e sulmueist Jasmin Raoshta.

VORA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"