Largime me peshë nga Egnatia pas Champions, si ndryshon ekipi para përballjes me Vikingurin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 23:45

Largime me peshë nga Egnatia pas Champions, si ndryshon ekipi para përballjes me Vikingurin

Eliminimi që në turin e parë të Ligës së Kampionëve është pasur me tre largime të rëndësishme tek Egnatia. Rrogozhinasit kanë humbur shërbimet e Melih Ibrahimoglu, Alen Sherrit dhe Sebastjan Spahiut, pa harruar largimin e mëparshëm të një tjetër titullari me peshë, si braziliani Fernando Medeiros.

egnatia

Duke ditur situatën aktuale, të enjten në mbrëmje, kur Egnatia luan në Ligën e Konferencës, formacioni i trajnerit Edlir Tetova do të ndryshojë detyrimisht. Në portë, deri në momentin që do të gjendet zëvendësuesi i Sherrit, do të jetë kavajasi Dobjani. Për fat të mirë rikthehen në këtë ndeshje Ndreca dhe Zejnullai, ndërsa për sulmin janë të gatshëm Kasa, Xhoel dhe Bakajoko.

Trajneri Tetova do të zgjedhë dy prej tyre nga minuta e parë në sfidën në transfertë me islandezët. Klubi rrogozhinas synon të bëjë edhe tri blerje në vazhdim të merkatos.

asddsadsaadsasdadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"