Postuar: Qershor 25, 2017 | 21:46
Largimi i Telushit “gradon” Veliun, tani është ai përsëri lideri në fushë
Pas largimit të Bruno Telushit drejt Kroacisë, drejtuesit e klubit vlonjat kanë “graduar” si kapiten Franc Veliun. Gjithçka konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime brenda klubit. Veliu e ka mbajtur këtë pozicion para dy vitesh, por e humbi, duke qenë se u largua te skuadra e Partizanit.
Me largimin e tij shiritin e mori Telushi, që e mbajti deri në sezonin e shkuar. Veliu është në listën e trajnerit Duro dhe do të jetë një nga lojtarët bazë të skuadrës në qendër të mbrojtjes.
Pas largimeve të shumta, drejtuesit e klubit vlonjat kanë qenë shumë aktivë dhe pritet që në ditët në vijim trajneri Duro të afrojë të tjerë futbollistë në skuadër për të plotësuar organikën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"