Postuar: Maj 31, 2019 | 20:04
Largimi nga Interi, Spaleti thyen heshtjen: Nuk është e vërtetë që…
Në ditën që Interi zyrtarizoi trajnerin Antonio Konte, është tashmë ish-tekniku Lucciano Spaleti, që thyen heshtjen.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Spaleti ka një mesazh për tifozët, i pari pas largimit nga drejtimi i ekipit.
“Nuk është e vërtetë që shpesh kam qenë i vetmi që jam përballur me situatat, sepse ju e keni bërë këtë gjithmonë. Tifozë të fortë, fate të forta. Ju falënderoj për 2.530.311 emocionet”, shkruan Spaleti në Instagram, teksa postoi një foto ku gjendet me gjithë ekipin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"