Lautaro në garë me bomberët e Interit/ Argjentinasi kërkon të shkruajë historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 0:07

Lautaro në garë me bomberët e Interit/ Argjentinasi kërkon të shkruajë historinë

Falë golit kundër Atalantës, Lautaro Martinez preku kuotën e 28 golave sezonalë me fanellën e Interin. 21 në kampionat, 3 në Champions, 3 në Kupën e Italisë dhe një në Superkupë ndaj Milanit.

LAUTARO MARTINEZ

Vetëm nëntë pararendës të argjentinasit kanë mundur të prekin 30 golat në një sezon dhe numrit 10 zikaltër i kanë mbetur dy ndeshje (Torino të shtunën dhe finalja e Championsit) në dispozicion. Pra, le të shohim me kë konkurron “Demi”.

LUKAKU – Kolegu i sulmit është i fundit që ia ka dalë të shënojë 30 herë për Interin në një sezon. Belgu ia ka dalë të firmosë 34 gola në sezonin e parë zikaltër dhe 30 në të dytin. Asokohe sulmuesi shtyhej nga Konte, teksa sot është gati t’i japë më shumë se një pasim Lautaros për të futur emrin në histori edhe më shumë sesa ka bërë deri më sot.

SAMUEL ETO – Pas dy bomberëve të Interit aktual, le të bëjmë një hap prapa në kohë. Një vit pas Champions-it të fundit, kamerunasi shënoi 37 gola në pesë turne, teksa në stol ishin me radhë Rafa Benitez dhe Leaonardo. Eto i shënoi edhe Mazambes në finalen e Botërorit për klube, por ngeli “thatë” në Superkupën e Europës kundër Atletikos së Madridit në një ndeshje të luajtur në Montekarlo.

PRINCI – Në vitin e mrekullive të Zhoze Murinjos, 30 golat i shënonte Diego Milito. Katër turne me firmat e argjentinasit që nuk shënoi vetëm në Superkupën e Italisë kundër Lacios. “El Principe” është një nga njerëzit që shtynë Lautaron të zgjidhte Interin, teksa tashmë mund t’i japë bomberit zikaltër këshilla për ta imituar në finalen e Stambollit kundër Mançester Sitit.

FENOMENI – Me Luis Nazario da Limën, ose ndryshe Ronaldo Fenomeni, kthehemi pas në një epokë kur shumë tifozë aktualë u dashuruan me ngjyrat zikaltër. Gjatë sezonit 1997-1998, braziliani i mahniti të gjithë me Interin e Xhixhi Simonit. 34 gola për të, ndër të cilët gjashtë në Kupën UEFA që do të ndikonin edhe në ngritjen e trofeut.

ROBERTO BONINSENJA – Specialisti i mbi 30 golave sezonalë kishte nofkën “Bonimba”. Ai ia doli dy herë të shënonte kuotën, të cilën Lautaro e synon sivjet për herë të parë. Për fatin e keq të ish-bomberit, Interi nuk arriti të fitonte asnjë në trofe në dy sezonet (1971-1972 dhe 1973-1974) ku ai shënoi nga 33 gola në secilin.

ANTONIO ANXHELILO – E mbështjellim kasetën nja dhjetë vjet të tjera dhe arrijmë në vitet 1958- 1959, me argjentinasin e Buenos Airesit të natyralizuar italian, i cili fryu rrjetën 36 herë mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Anxhelilo nuk fiton trofe të ekipit, por të paktën merr titullin e golashënuesit më të mirë në Serisë A.

ISTVAN NIERS – Franko-hungarezi i lindur në vitin 1924, mbahet mend sot, mbi të gjitha, për rekorde të këtij lloji, duke qenë se ai magjepsi gjatë viteve ‘50 me shumë fanella mbi supe. Tek Interi e kujtojnë më shumë mes viteve 1949 dhe 1951: 30 gola në rastin e parë e 31 në të dytin. Megjithatë, as për të nuk erdhi ndonjë trofe.

XHUZEPE MEACA – Legjenda që i ka dhënë emrin stadiumit, e arriti ose tejkaloi shifrën e 30 golave në katër raste: në 1928-1929 (34 gola), në 1929-1930 (38), 1935- 1936 (36) dhe më 1937-1938 (30). Meaca, në ato vite pati mundësinë të ngrinte në qiell dy kampionate me Interin e tij.

INTERIII

ANTONI POVOLNI – Mbiemri është për njohësit e vërtetë të historisë zikaltër. Austriaku, në vitet 1926-1927 i mahniti të gjithë mes dy luftërave botërore. Sezoni tek Interi u shoqërua me 30 gola në 29 paraqitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"