Legjenda Rumenige zbulon prapaskenat: Guardiola na bindi për Kompaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2024 | 21:58

Legjenda Rumenige zbulon prapaskenat: Guardiola na bindi për Kompaninë

Karl-Hainc Rumenige ka zbuluar arsyen përse Bajern Mynih zgjodhi të firmosë me trajnerin Visent Kompani. “Shkuesi” i këtij transferimi ka të bëjë me emrin e Pep Guardiolës.

karl-heinz-rummenigge

Sipas Rumeniges trajneri spanjoll përmes telefonatës me shefat në Mynih, i ka bindur këta të fundit se ishmbrojtësi i Mançester Siti ka për të korrur sukses në Gjermani, krahas filozofisë që ai aplikon. Reagimi i Rumeniges – “Drejtori ynë sportiv ishte i pari që ngulmoi të firmosnim me Kompani.

Pastaj Guardiola na dha një dorë. Sigurisht që fjala e tij ka peshën e vet. Të shpresojmë se bashkëpunimi do të japë fryte shumë të dukshme. Ne vijmë pas një etape shumë të vështirë, ku nuk fituam asnjë titull, e ku nga precedenti i fundit kishin kaluar më shumë sesa 10 vite. Është e kuptueshme se planifikojmë që tekniku 38-vjeçar të qëndrojë gjatë në Mynih”, tha Rumenige.

Eksperiencat në rang të ulët, specifikisht me Andërleht dhe Bërnlej i kanë dhënë shtysë mediave gjermane që ta shikojnë me skepticizëm mbërritjen e Kompanisë. Është fakt që ai nuk ka drejtuar kurrë ekipe elitare, çka rrit dyshimet për performacën e tij.

Më herët ekspert i “Sky.Sport.de”, njëherazi legjendë e Gjermanisë, Lotar Matues, e shikon të vështirë që Bajerni në këtë gjendje të thyejë Leverkusenin edhe në etapën pasuese. Aludohet se Kompani kërkon të sjellë në “Allianz Arena” futbollistin anglez Xhek Grilish, por që Guardiola vështirë të heqë dorë nga shërbimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"