Legjenda Zidan i shfaqet në stërvitje dhe do kthehet në tifoz, Uzuni nuk humb rastin për një foto kujtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 22:03

Legjenda Zidan i shfaqet në stërvitje dhe do kthehet në tifoz, Uzuni nuk humb rastin për një foto kujtim

Myrto Uzuni kishte sot një spektator shumë të veccantë në stërvitjen e Granadas. Legjenda e futbollit botëror, Zinedin Zidan, ishte i pranishëm për të ndjekur punën që po bën skuadra e la Liga 2, ku tashmë pjesë është edhe djali i tij, Luka.

uzuni zidan

Portieri i ri është transferuar te Granada dhe pritet të jetë protagonist si titullar në këtë edicion, ndërsa babai i tij i famshëm, ka zgjedhur që sot ta shihet në veprim nga afër në ditët e para të punës për sezonin e ri. Një vizitë që ka “mobilizuar: lojtarët e Granadas, të cilët kanë përfituar nga rasti për një foto me legjendën e futbollit botëror.

Mes tyre dhe Myrto Uzuni, i cili ka shkrepur një foto kujtim me Zidan dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Zidan në fakt vizitonte shpesh stërvitjet e Eibarit, ku luajti në dy vitet e fundit Luka. Ndaj pritet që një gjë ë e tillë të ndodhë edhe te Granada, me legjendën e futbollit botëror që mund të jetë shpesh edhe spektator në stadium në ndeshjet e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"