Leonit Abazi, një tjetër kosovar te Kombëtarja U-21
Kombëtarja e Shqipërisë U-21 vazhdon të rekrutojë futbollistë nga Kosova. Mesfushori i talentuar i Dritës, Leonit Abazi, është “ushtari” i radhës që do t’i bashkohet U-21 të Shqipërisë, që drejtohet nga Skënder Gega. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti 19-vjeçar, në një bisedë për gazetën kosovare “Sport Plus”. Zyrtarë të FSHF-së i kanë premtuar Abazit se do ta pajisin me pasaportë të Shqipërisë para ndeshjes me Hungarinë. “Sigurisht, dëshira e çdo futbollisti shqiptar është që të mbrojë ngjyrat e flamurit kuqezi. Jam shumë i nderuar me faktin që më është bërë ftesë nga FSHF, të cilën e kam pranuar me kënaqësi. Nuk kam menduar dy herë kur jam thirrur”, – ka thënë Leonit Abazi. Ky i fundit do të jetë nën urdhrat e Gegës që nga dita e sotme. Ndërkohë, mesfushori është nën vëzhgimin e klubit të Partizanit
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"