Levandovski: Reali favorit sepse ka fituar 2 herë rradhazi, por kjo nuk të thotë asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2018 | 15:28

Levandovski: Reali favorit sepse ka fituar 2 herë rradhazi, por kjo nuk të thotë asgjë

Robert Levandovski e ka cilësuar skuadrën e Realit si favorite për të siguruar finalen e Ligës së Kampioneve, por ai thotë se Bajerni do të bëjë gjithçka për t’i nxjerrë nga Champions-i. “Ka fituar 2 herë radhazi Champions-in dhe sigurisht që janë favoritë edhe këtë sezon për të fituar. Por, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të kualifikohen dhe do të fitojnë ata. Kanë treguar formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit dhe duan shumë të shkojnë në finale. I kanë të gjitha mundësitë që të fitojnë kundrejt çdo skuadre”, tha Levandovski.

LEVANDOVSKI

Por, më tej, polaku tregon se edhe Bajerni mund t’i hapë punë Realit dhe mund ta eliminojë në rast se vazhdon të luajë si në ndeshjet e fundit. “Kemi treguar se jemi në formë dhe duhet të mendojmë vetëm për Realin. Nëse do të bëjmë lojën tonë, Reali do të ketë probleme. Nuk duhet të mendojmë aspak për atë që ndodhi në vitin e kaluar sepse ajo i përket së shkuarës. Duhet të mendojmë vetëm për të tashmen. Ronaldo? Shpresoj që të mos shënojë këtë herë, por në fakt ne duhet të bëjmë kujdes jo vetëm nga ai, por nga e gjithë skuadra. Kanë lojtarë shumë të fortë”, ka thënë Levandovski përpara ndeshjes Bajern-Real.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"