Lëvizje e papritur, një kampion me Tiranën largohet nga Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 22:37

Lëvizje e papritur, një kampion me Tiranën largohet nga Prishtina

Prishtina ka larguar dy lojtarë sot. Pas Besart Berishës, i larguari i radhës është Kristi Vangjeli. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në “Facebook”.

vangjeli

NJOFTIMI I PRISHTINËS

???????????? ??????!

FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim.

Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç’rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët. Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim.

Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese.

Kristi Vangjeli luajti vetëm 10 ndeshje me Prishtinën ku regjistroi një asist. Klubi i uron lojtarit shëndet dhe suksese.  36 vjeçari ka qenë dhe pjesë e Tiranës për dy sezone, ku ka fituar dhe titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"