Lider i vërtetë, statistikat mbresëlënëse të Granit Xhakës ndaj Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 21:01

Lider i vërtetë, statistikat mbresëlënëse të Granit Xhakës ndaj Italisë

Granit Xhaka ka shkëlqyer edhe një herë tjetër me Zvicrën në ndeshjen e fituar ndaj Italisë, duke u shndërruar në një lider të vërtetë te kombëtarja helvete, që ditën e sotme eliminoi Italinë, falë triumfit 2-0.  

XHAKAAA

Një triumf mëse i merituar ky, që i siguroi Zvicrës një biletë për në fazën çerekfinale të Euro 2024. Ndërkohë së fundmi, faqja “Play Squawka Selector” në platformën “X”, ka listuar disa statistika të arritura të Xhakës në duelin ndaj kampiones në fuqi të Europës. 

101 prekje të topit
100% duele të fituara në ajër 
94 pasime të sakta nga 98 të tentuara 
16 inkuadrime në fazën e sulmit (më së shumti) 
4 herë fitues i posedimit të topit
3 shanse të krijuara 
1 largim i rrezikut 
1 faull i fituar 

Gjithashtu faqja tjetër “Football on TNT Sports”, ka shkruar se Xhaka ka pësuar vetëm dy disfata, qëkur u largua nga Arsenali.  

“Qëkur u largua nga Arsenali në korrik të vitit 2023, Granit Xhaka i ka humbur vetëm 2 ndeshje në nivel klubi dhe kombëtareje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"