LIGA E KOMBEVE/ Sot luhet finalja e tretë në histori, në fushë zbret edhe Italia
Liga e Kombeve do të njihet sot me fituesin e tretë në histori, aty ku Spanja dhe Kroacia do të synojnë që të marrin për herë të parë këtë trofe.
Duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “De Kuip” në Roterdam do të luhet finalja e madhe, aty ku për Spanjën është e dyta pasi 2 vite më parë u mund nga Franca me rezultatin 2-1 në Itali. Nga ana tjetër, Kroacia ka mbërritur për herë të parë në finale duke eliminuar Holandën organizatore në gjysmëfinale.
Ndërkohë, në orën 15:00 do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë mes Holandës vendase dhe Italisë. Dy skuadrat duhet të lënë pas humbjet në gjysmëfinale dhe të ngushëllohen të paktën me medaljen e vendit të tretë.
15:00 HOLANDË – ITALI (VENDI I TRETË)
20:45 KROACI – SPANJË (FINALJA)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"