Liga e Konferencës/ Dy ekipe në garë, hidhet sot shorti për turin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 9:09

Liga e Konferencës/ Dy ekipe në garë, hidhet sot shorti për turin e tretë

Do të hidhet sot në Nion të Zvicrës në 14:00 shorti i turit të tretë të Ligës së Konferencës, ku kanë mbetur ende në lojë Partizani dhe Egnatia, e cila vjen pas eliminimit nga Champions League në duelet me Borac.

eb2b41232410-keyviewsueclrb8zmf

Rrogozhinasit duhet të kalojnë islandezët e Vikingurit. Partizani mposhti Marsaslok dhe e sheh veten në turin e dytë, ku përballet me Iberian. Sot në orën 8:30 pritet të shkurtohet lista e rivalëve të mundshëm, teksa në 14:00 do të mësohet kundërshtari.

Egnatia ndodhet në grupin e ekipeve kampione dhe mes kundërshtarëve të mundshëm ka ekipe si Flora Talin, Piunik, Dinamo Batumi, Hamrun Spartans apo edhe Ballkani. Nga ana tjetër, për Partizanin shkalla e vështirësisë rritet ndjeshëm, pasi të kuqtë mund të sfidojnë emra të mëdhenj si Bashaksehir, Klyzh, Astana, Legia e Varshavës, etj. Gjithsesi, fillimisht duhen mposhtur rivalët e turit të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"