Liga e Konferencës/ Klubet shqiptare në vazon e të dobëtave, Drita i mohon një short të mirë Tiranës
Tirana, Egnatia dhe Vllaznia pritet të kenë një short të sikletshëm në Konferencë League.
Në prag të hedhjes së shortit dhe pas mbarimit të Superiores dalin vendet, ku do të pozicionohen skuadrat tona para përballjeve europiane. Tirana me koeficient 4 tani është në vazon e jofavoriteve. Bardheblutë luftonin me skuadrat kosovare, estoneze dhe ato armene, por Drita u bëri gjëmën së bashku me Pjunikun. E sigurt është që Vllaznia e Egnatia janë te Vazoja e të dobëtave. Ekipet shqiptare vetëm me pjesëmarrjen kanë siguruar 250 mijë euro, por nëse kalojnë një tur, mund ta çojnë fitimin në 450 mijë euro. Ballkani i Kosovës vjet në grupe fitoi 4.2 milionë euro nga Konferencë Liga.
PARATË – Një skuadër që merr pjesë në turin e parë kualifikues të Europa Konferencë League dhe eliminohet në turin e parë përfiton 100 mijë euro për pjesëmarrje dhe 150 mijë euro për eliminimin nga turi i parë. Nëse eliminohet në turin e dytë bonusi shkon 100 mijë euro + 350 mijë euro, në turin e tretë 100 mijë + 550 mijë euro dhe braktisja e Europës në “play off”, 100 mijë + 750 mijë euro. Kualifikimi në grup vlen 2.94 milionë euro.
SHORTI – Sipas asaj që ka publikuar UEFA, shorti për Europa Konferencë Ligë do të zhvillohet më 20 dhe 21 qershor 2023. Në këtë datë skuadrat shqiptare do të njohin kundërshtarët e tyre. Janë 62 skuadra, të cilat do të ndahen në pesë grupe nga 10 skuadra dhe një grup do të jetë me 12 ekipe. Një grup do të ketë skuadrat e forta dhe të dobëta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"