Liga e Konferencës/ Mbeten shtatë skuadra shqiptare në garë, mësoni të gjitha duelet e tyre në turin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 0:08

Liga e Konferencës/ Mbeten shtatë skuadra shqiptare në garë, mësoni të gjitha duelet e tyre në turin e dytë

Ndeshjet e kësaj mesjave në kompeticionet europiane kanë parë të gjithë skuadrat shqiptare të eliminoheshin nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës, teksa tani ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës.

konference

Ekipet e Superiores në garë janë Egnatia dhe Partizani, me rrogozhinasit që do të luajnë ndaj një ekipi islandez, ndërsa kryeqytetasit me një skuadër gjeorgjiane në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gjeorgjanë do të jenë edhe kundërshtarët e Deçiçit, ndërsa Struga do të luajë ndaj armenëve në turin e dytë. Për Llapin, pritet një përballje shumë e fortë, pasi shorti e ka vënë përballë danezëve të Brondbit në turin tjetër. Kurse Drita do të luajë ndaj Islandezëve të Breidablik.

LIGA E KONFERENCËS/ TURI I DYTË

Vikingur Reikjavik-EGNATIA

Iberia 1999 Tbilisi-PARTIZANI

BALLKANI-Hamrun Spartans

STRUGA-Pjunik Jerevan

Dinamo Batumi-DEÇIÇ

Brondbi-KF LLAPI

Breidablik-DRITA E GJILANIT

* Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 25 korrik dhe 1 gusht;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"