LISTA E PLOTË/ Nuk ka më dyshime, tre skuadrat e Superiores mësojnë 31 kundërshtarët në Ligën e Konferencës
Përfundimet e ndeshjeve në këtë fundjavë në kampionatet europiane, kanë bërë të qartë panoramën me të cilën do të përballen skuadrat e Kategorisë Superiore në turin e parë të Ligës së Konferencës ku marrin pjesë. Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të jenë ekipet që përfaqësojnë kampionatin tonë në këtë turne dhe për fatin e tyre të keq, koeficienti i ulët i rendit në vazon e skuadrave të dobëta.
Kështu, të tre ekipet e Superiores rrezikojnë ta shohin veten përballë ekipeve me emër e me histori në Europë, ndonëse bëhet fjalë për raundin e parë kualifikues të turneut, Përballë ka skuadra si Maribor, Dudelanzh, Vaduz apo edhe ekipe si Shkëndija, Shkupi e Drita që janë një pengesë e vështirë për t’u kaluar.
Padyshim do të nevojitet një short i mirë më datë 20 qershor që ekipet nga kampionati shqiptar të kalojnë turin e parë, ndeshjet e të cilit luhen më datë 13 dhe 20 korrik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"