LISTAT E PLOTA/ Rekordmenët e Tiranës, Halili më i riu dhe Lika më i vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2023 | 20:23

LISTAT E PLOTA/ Rekordmenët e Tiranës, Halili më i riu dhe Lika më i vjetër

Tirana është skuadra më e titulluar e Shqipërisë, por edhe një nga ekipet e cila gjithmonë është munduar t’u japë mundësinë si të rinjve dhe më të vjetërve në fushën e lojës. Bardheblutë nga sezoni 1965-1966 kanë dy rekordmenët, të cilët kanë debutuar më të rinj si dhe lojtarët më të vjetër.

Collage Maker-13-Oct-2023-08-23-PM-7902

Ata janë Grent Halili dhe Ilion Lika. Të dy kanë të veçantat e tyre. Halili është debutuesi më i ri absolut dhe Lika me moshën më të madhe që ka luajtur me bardheblutë në kampionat.

HALILI – Grent Halili që la futbollin pak kohë më parë është lojtari debutues më i ri. Ka qenë Gugash Magani ai që e ka futur në fushë lojtarin e Tiranës. Futbollisti bardheblu ka debutuar më 1 tetor 2014 në një sfidë Sopoti-Tirana. Halili në atë sfidë ka qenë 16 vjeç, 4 muaj dhe 7 ditë.

Tirana debutuesit me te rinj logo

Në vendin e dytë Andri Stafa, më pas Dijar Nikqi, David Domgjoni e Klevi Qefalija. Trajnerët që kanë aktivizuar më shumë lojtarë të rinj janë Nevil Dede, Gugash Magani, Orges Shehi Shkëlqim Muça, Mirel Josa.

LIKA – Para pak ditësh Ilion Lika u hapi krahun të rinjve, por gardiani bardheblu është futbollisti më i vjetër i aktivizuar me fanellën e Tiranës. Ndeshjen e fundit, Lika e ka luajtur ndaj Laçi, ndërsa ka qenë në fushë në moshën 43 vjeç, 4 muaj dhe 16 ditë. Lika është edhe një nga lojtarët më të vjetër që ka qenë në fushën e lojës si futbollist në Superiore. Në vendin e dytë Bledi Nallbani me rreth 40 vjeç, më pas Arben Minga, Alban Bushi dhe Arian Pisha, që kanë qenë sipër 36 viteve dhe që kanë luajtur për fanellën bardheblu.

Tirana lojtaret me moshen me te madhe logo

Nga ana tjetër, Orges Shehi është trajneri më rezultativ në Superiore duke filluar nga sezoni 2009-2010. Numri një i stolit bardheblu ka triumfuar ndaj emrave më të mëdhenj të trajningut shqiptar, të shekullit XXI. Me 1.84 pikë për ndeshje, Shehi është në krye të renditjes për mesataren e pikëve për takim.

Pas tij janë shumë emra të njohur si Sulejman Starova, Mirel Josa, Shkëlqim Muça dhe në fund Tomas Brdariç. Nëse Orges Shehi ka mesataren më të mirë të pikëve për takim, Mirel Josa është rekordmeni i pikëve totale me 514. Mirel Josa është sërish në krye me 291 ndeshje. I dyti Gugash Magani me 241, Daja 224, ndërsa Shpëtim Duro e Ramadan Ndreu plotësojnë pesëshen e trajnerëve me më shumë ndeshje në Superiore.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"