Kategoria e Parë / Kamza dhe Lushnja përsëri nuk njohin rivalë
Kamza dhe Lushnja kanë vazhduar marshimin e tyre drejt Kategorisë Superiore duke regjistruar fitoren e 5-të radhazi në Kategorinë e Parë në po aq ndeshje të luajtura. Të dy skuadrat kryesojnë me pikë të plota grupin përkatës dhe duket se kanë diferencë të thellë ndaj rivalëve të tyre.
Kamzalinjtë e drejtuar nga Bledar Devolli kanë dominuar me lehtësi ndeshjen në fushën e Mamurrasit duke e zgjidhur që në pjesën e parë me anë të Rezit, autor i dy golave. Në ndjekje të tyre tani janë vetëm lezhjanët e Besëlidhjes, të cilët falë golit në shtesë të Bajiç kanë arritur të mbajnë ritmin e kryesuesve në Grupin A. Ndërkaq, një hap i gabuar ka qenë ai i Burrelit, skuadrës që deri në këtë javë ishte rreshtuar mes pretendentëve, pasi është mposhtur nga Erzeni me shifrat 1-0.
Në Grupin B, fitorja e Lushnjës ndaj Shkumbinit ka ardhur mes polemikave, pas një penalltie në minutat e fundit të takimit. Pas vendimit të gjyqtarit Kaimi, protestat e lojtarëve dhe stafit të skuadrës peqinase kanë detyruar edhe forcat e rendit të hyjnë në fushë për të qetësuar situatën. Pas rreth 5 minutave ndërprerje të ndeshjes, Canka ka ekzekutuar saktësisht nga pika e bardhë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Fitorja e 5-të radhazi është vulosur nga sulmuesi në shtesën e ndeshjes, me golin e dytë i cili i ka krijuar një distancë sigurie me të gjitha ekipet ndjekëse të skuadrës së drejtuar nga Artan Bano.
Ndeshjet
Grupi A
Kastrioti-Besëlidhja 0-1
90′ +2′ Bajic
Besa-Iliria 1-0
45′ Hasa
Tërbuni-Shënkolli 0-0
Erzeni-Burreli 1-0
3′ (p) Kalluci
Mamurrasi-Kamza 1-2
90’+3′ Luzi / 4′, 36′ Rezi
Renditja: Kamza 15 pikë, Besëlidhja 13, Burreli 10, Shënkolli 7, Erzeni 7, Kastrioti 4, Besa 4, Tërbuni 3, Iliria 2, Mamurrasi 2.
Grupi B
Lushnja-Shkumbini 2-0
83′ (p), 90’+4′ Canka
Bylis-Elbasani 0-0
Apolonia-Turbina 1-1
24′ Kondakçiu / 44′ (p) Roshi
Pogradeci-Tomori 0-0
Renditja: Lushnja 15 pikë, Tomori 8, Bylis 8, Turbina 7, Dinamo 6, Shkumbini 6, Pogradeci 5, Apolonia 5, Elbasani 5, Sopoti 2.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"