VIDEO/ E vendos një penallti e ndalur nga shtylla! Franca eliminon Portugalinë dhe shkon në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 0:21

VIDEO/ E vendos një penallti e ndalur nga shtylla! Franca eliminon Portugalinë dhe shkon në gjysmëfinale

Franca është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2024. “Gjelat”: kanë kaluar në turin tjetër të turneut falë një fitoreje me penallti përballë Portugalisë, pas 120 minutave që nuk prodhuan gola.

menja hernandez

Sfida mes dy skuadrave ka qenë shumë e luftuar, por me frikën për të mos gabuar që dominoi pjesën më të madhe të saj. Dy skuadrat sulmuan dhe krijuan më shumë raste në pjesën e dytë, por Menja në një anë dhe Diogo Kosta në tjetrën ishin të pakalueshëm.

Kështu ekipet shkuan në shtesa, por edhe aty nuk ia dolën që të tundin rrjetën në rastet që krijuan. Ndaj në fund, u desh gjuajtja e penalltive për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të ndeshej me Spanjën në gjysmëfinale.

Aty, diferencën e bëri vetëm goditja e Zhoao Feliks, e cila u ndal nga shtylla, teksa francezët realizuan të 5 tentativat e tyre, duke prerë biletën për në turin tjetër.

PORTUGALI-FRANCË 0-0

WhatsApp Image 2024-07-05 at 11.54.41 PM

PENALLTITË 3-5 (VIDEO)

Gjuan Teao Hernandes, shënon. Portugali-Francë 3-5

Gjuan Nuno Mendes, shënon. Portugali-Francë 3-4

Gjuan Barkola, shënon. Portugali-Francë 2-4

Gjuan Zhoao Feliks, shtyllë. Portugali-Francë 2-3

Gjuan Kunde, shënon. Portugali-Francë 2-3

Gjuan Bernardo Silva, shënon. Portugali-Francë 2-2

Gjuan Fofana, shënon. Portugali-Francë 1-2

Gjuan Ronaldo, shënon. Portugali-Francë 1-1

Gjuan Dembele, shënon. Portugali-Francë 0-1

NGJARJET KRYESORE

120’ Mbyllet ndeshja pa gola dhe tashmë janë penalltitë që vendosin fatin e sfidës.

120’ Kundërsulm i shpejtë i portugezëve, Mendes gjuan në kufijtë e zonës por ndalet nga portieri. (VIDEO)

119’ Vitinja i lë vendin në fushë Mateus Nunjes.

114’ Barkola në të majtën kalon dy lojtarë dhe shfaqet në pozicion gjuajtje, e djathta e tij është shumë e gabuar. (VIDEO)

112’ Dembele futet në qendër nga e djathta, por gjuajtja e tij me të majtën nuk gjen portën e Diogo Kostas.

108’ Zhoao Feliks nga e majta ka menjëherë mundësinë të gjuajë në portë, pro gjen vetëm rrjetën e jashtme.

106’ Barkola merr vendin e Mbape në fillimin e shtesës së dytë. Ndërsa Zhoao Feliks merr vendin e Rafael Leaos.

105’ Mbyllet pa rrjeta të tundura pjesa e parë shtesë.

105’ Konseisao nga e djathta tenton një goditje spektakolare, por sfera shkon larg portës.

102’ Harkim në zonë për Leaon, sulmuesi dy herë radhazi nuk ia del të gjuajë drejt portës.

97’ Mundësi e mirë e Turam i cili tenton portën në pozicion ballor. shënjestra e tij nga jashtë zonës është shumë e gabuar.

93’ Konseisao jep një pasim të artë për Ronaldon, gjuajtja e këtij të fundit është për t’u harruar. (VIDEO)

91’ Fofana merr vendin e Kamavinga në fillimin e kohës së parë shtesë.

90’+3’ Mbyllet pa gola ndeshja dhe duhen kohët shtesë për të caktuar gjysëmfinalistin.

90’+3’ Mbape tenton nga jashtë zonës, gjen në pozicion Diogo Kosta. (VIDEO)

90’+1’ Ruben Nevesh merr vendin e Palinja në radhët e Portugalisë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Përsëri Kante është ai që provon të befasojë me një gjuajtje nga jashtë zonës, portieri portugez i përgjigjet i vëmendshëm.

88’ Kante provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon në duart e Diogo Kosta. (VIDEO)

86’ Turam merr vendin e Kolo Muani në radhët e Francës.

84’ Saliba ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Konseisaos.

79’ Palinja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mbape.

75’ Zhoao Kanselo dhe Bruno Fernandes i lënë vendin në fushë Semedos dhe Konseisaos.

74’ Dembele nga e majta provon një gjuajtje të harkuar në shtyllën e dytë, pa arritur të çojë sferën në katërkëndor. (VIDEO)

70’ Kamavinga ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar me një diagonale para portës, sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

67’ Kolo Muani shfaqet i vetëm para portës, gjuajtja e tij devijohet jashtë. (VIDEO)

67’ Grizman i lë vendin në fushë Dembele në radhët e Francës.

63’ Menja bën mrekullinë përballë gjuajtjes së Vitinja, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt, teksa më pas Ronaldo nuk ia del të devijojë përsëri në katërkëndorin e Francës. (VIDEO)

61’ Diagonale e fortë e Bruno Fernandes, Menja devijon sferën dhe shpëton portën. (VIDEO)

59’ Rafael Leao nga e majta niset drejt portës, Kamavinga me një ndërhyrje të shkëlqyer largon sferën në këndore. (VIDEO)

54’ Bernardo Silva me kokë tenton portën, Mbape i kthyer në mbrojtje ndal sferën dhe pastaj kërkon ndihmën mjekësore për goditjen në kokë. (VIDEO)

50’ Mendes hyn në zonë në të majtën duke u rrëzuar, me një simulim të dukshëm që nuk gënjen gjyqtarin. (VIDEO)

48’ Mbape lëshon një gjuajtje të fortë por është qendrore dhe shkon në duart e Diogo Kosta.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

42’ Bruno Fernandes tenton me një goditje dënimi të shpejtë, pa gjetur portën e Menja. (VIDEO)

34’ Kamavinga pason për Grizman në qendër të zonës, Bruno Fernandes arrin të largojë sferën në këndore para se francezi të gjuajë.

28’ Kundërsulm i shpejtë i francezëve me Mbape, më pas disa futbollistë me radhe tentojnë të gjejnë portën, me Kamavingën në fund i cili fluturon topin mbi traversë.

27’ Leao nga e majta mundohet të driblojë Kunde, pason në qendër por fiton vetëm një goditje këndi.

20’ Predhë nga distanca e Teo Hernandez, Diogo Kosta grushton dhe largon rrezikun. (VIDEO)

16’ Bruno Fernandes tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

12’ Shumë gabime në fazën ofensive nga të dy skuadrat, të cilat deri tani nuk kanë krijuar gjuajtje drejt portës.

8’ Mendes harkon nga e majta në zonë, Tçuameni largon rrezikun.

3’ Sulkme të shpejta të francezëve në minutat e para, luzitanët mbrohen mirë dhe shmangin situata të rrezikshme.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

asddsaadsadsadsadssadads

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"