VIDEO/ Ronaldo gabon, e shpëton Diogo Kosta! Portugalia mposht me penallti Slloveninë dhe shkon në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 0:13

VIDEO/ Ronaldo gabon, e shpëton Diogo Kosta! Portugalia mposht me penallti Slloveninë dhe shkon në çerekfinale

Portugalia ka siguruar vendin e saj në çerekfinalet e Euro 2024 duke fituar një ndeshje dramatike me penallti përballë Sllovenisë.

ronaldo

Pakkush e kishte menduar që sfida do të shkonte në shtesa dhe për më tepër me penallti. Edhe rrjedha e lojës nuk ka lejonte të mendohej një gjë e tillë në kohën e rregullt, ku luzitanët ishin gjithmonë në kërkim të golit, por pa e gjetur atë.

Kur filluan shtesat, ata e kishin edhe mundësinë e artë për të shënuar, por Ronaldo gaboi përballë Oblak, duke shpërthyer në lot nga dëshpërimi. Nga ana tjetër, Sheshko mori dhuratë nga Pepe një pasim të artë dhe u nis i vetëm drejt zonës, por Diogo Kosta i mohoi golin në limite, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij.

Pikërisht portieri portugez do të ishte protagonisti absolut i gjuajtjes se penalltive pas 120 minutave pa gol. Ai priti të tre tentativat e lojtarëve të Sllovenisë, duke siguruar kështu kalimin e Portugalisë në fazën çerekfinale.

PORTUGALI-SLLOVENI 0-0

PENALLTITË 3-0 (VIDEO)

Gjuan Bernardo Silva, shënon. Portugali-Slloveni 3-0

Gjuan Verbiç, pret Diogo Kosta. Portugali-Slloveni 2-0

Gjuan Bruno Fernandes, shënon. Portugali-Slloveni 2-0

Gjuan Balkovec, pret Diogo Kosta. Portugali-Slloveni 1-0

Gjuan Ronaldo, shënon. Portugali-Slloveni 1-0

Gjuan Iliçiç, pret Diogo Kosta. Portugali-Slloveni 0-0

WhatsApp Image 2024-07-01 at 11.56.11 PM

NGJARJET KRYESORE

120’+1’ Mbyllet ndeshja pa gola, duhen gjuajtur penalltitë për të gjetur emrin e çerekfinalistit.

117’ Nevesh dhe Semedo hyjnë në fushë në vend të Pepe dhe Kanselos.

115’ Pepe i dhuron topin Sheshkos i cili niset i vetëm drejt portës, por gjuajtja e tij ndalet nga Diogo Kosta. (VIDEO) (VIDEO)

112’ Iliçiç provon me një goditje dënimi pranë zonës, sfera ndalet nga muri mbrojtës.

108’ Pas një goditje dënimi, Palinja gjuan me kokë por Oblak devijon mbi traversë. (VIDEO)

107’ Edhe Balkovec ndëshkohet me karton të verdhë.

106’ Bizhol ndëshkohet me karton të verdhë.

106’ Pjesa e dytë shtesë nis me Iliçiç në vend të Elsnik.

105’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë shtesë.  

105’ E pabesueshme! Oblak pret gjuajtjen e penalltisë nga Ronaldo. (VIDEO)

103’ Penallti për Portugalinë! Zhota ndalet në mënyrë të gabuar në zonë dhe Orsato nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

101’ Stankoviç ndëshkohet me karton të verdhë.

100’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Bruno Fernandes harkon në zonë për Zhota i cili gjuan me kokë, por shumë lehtë pa shqetësuar Oblak. (VIDEO)

96’ Stankoviç nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje të fortë, por nuk ka shënjestrën të gjejë portën e Diogo Kosta.

94’ Verbiç i merr topin Kanselos dhe tenton portën, një devijim i Ruben Dias çon sferën jashtë.

92’ Mendes nga e majta nis një top në zonë, por Ronaldo nuk ia del të devijojë në shtyllën e dytë.

91’ Rinis dueli me kohën e parë shtesë.

90’+5’ Nuk ka gola dhe fitues deri në vërshëllimën përfundimtare. Për të mësuar emrin e çerekfinalistit duhen pritur kohët shtesë.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Ronaldo ka mundësinë për t’u bërë heroi i portugezëve, por gjuajtja e tij diagonale ndalet nga Oblak. (VIDEO)

87’ Verbiç merr vendin e Stojanoviç te Sllovenia.

77’ Ronaldo është ai i cili harkon nga e djathta në zonë, Konseisao nuk ia del përsëri të devijojë me kokë para portës.

76’ Konseisao merr vendin e Leaos në radhët e Portugalisë.

74’ Shporar dhe Mlakar dalin nga fusha e lojës duke i bërë vend Çelar dhe G. Stankoviç. për ekipin e Sllovenisë

74’ Tani është Kanselo i cili harkon nga e djathta, topi në qendër nuk devijohet nga Bernardo Silva.

73’ Leao merr fundoren në të majtën dhe harkon në zonë, Oblak i vëmendshëm mbërthen sferën.

72’ Tjetër goditje dënimi e Ronaldos, sfera kalon mbi traversën e portës së Oblak. (VIDEO)

65’ Zhota merr vendin e Vitinjas në radhët e Portugalisë.

62’ Sheshko nis një kundërsulm të shpejtë, duke kaluar Pepe, por gjuajtja e tij drejt portës është shumë e gabuar. (VIDEO)

57’ Kanselo nga e djathta krijon një tjetër mundësi të artë për portugezët, por Vitinja nuk ia del të gjuajë në portë nga një pozicion i favorshëm ballor.

55’ Ronaldo tenton një tjetër goditje dënimi ballore, Oblak i mohon golin me grushtimin e tij. (VIDEO)

47’ Zhoao Kanselo nga e djathta krijon panik në zonë, pasimi i tij në qendër kthehet te Bernardo Silva i cili gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te dy skuadrat.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Leao hyn në zonë nga e majta, pasimi i tij shkon te Palinja i cili gjuan por gjen vetëm pjesën e jashtme të shtyllës. (VIDEO)

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Sheshko merr topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe lëshon një gjuajtje nga distanca. Sfera përfundon në duart e Diogo Kosta. (VIDEO)

37’ Karniçnik ndal një depërtim të Leaos duke prekur topin me dorë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

34’ Ronaldo provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversën e Oblak. (VIDEO)

32’ Drkushiç ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Leaos. (VIDEO)

30’ Kanselo harkon në zonë nga e djathta për Ronalodn, gjuajtja e tij është e lehtë dhe nuk shqetëson Oblak.

29’ Një top në thellësi gjen Bruno Fernandes, por Balkovec i heq sferën në momentin e goditjes.

18’ Portugezët dominojnë me mbajtjen e topit, ndërsa Sllovenia është e vendosur mirë mbrapa, duke pritur të thumbojë me kundërsulme me Shporar dhe Sheshko.

13’ Tjetër harkim nga e djathta në zonë për Ronaldon, i cili nuk ia del të devijojë sferën me kokë në portë.

8’ Leao jep një pasim të artë në të majtën për Ronaldon, por ky i fundit vonohet dhe mbrojtja sllovene i heq topin nga këmbët në zonë.

5’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Ruben Dias gjuan por nuk gjen portën e sllovenëve. (VIDEO)

3’ Bruno Fernandes harkon në zonë nga e djathta, mbrojtja largon me vështirësi në këndore. (VIDEO)

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

PORTUGALIA: Diogo Kosta, Zhoao Kanselo, Ruben Dias, Pepe, Nunjo Mendesh, Palinja, Vitinja, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.
Trajner: Roberto Martinez

SLLOVENIA: Oblak, Karniçnik, Drkusiç, Bizhol, Balkovec, Stojanoviç, Gnezda Çerin, Elsnik, Mlakar, Shporar, Sheshko.
Trajner: Matjazh Kek

sadasdsadasdasd

 

Capture

 

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"