LIVE SPANJË-GJEORGJI/ Sfidë argëtuese me raste dhe gola, pjesa e parë mbyllet në barazim (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 21:45

LIVE SPANJË-GJEORGJI/ Sfidë argëtuese me raste dhe gola, pjesa e parë mbyllet në barazim (VIDEO)

Spanja do të nisë të sot me ndeshjen kundër Gjeorgjisë fazën më të rëndësishme në Europian. Nga sot nuk ka më shaka, ose fiton, ose bën valixhet dhe kthehesh në shtëpi. 

asddsadasdasadsadsadsasdasd

 Skuadra e De la Fuentes ka bërë një pjesë të parë të Europianit për t’u pasur zili. Ndaj ajo paraqitet me kredenciale të jashtëzakonshme kundër Gjeorgjisë. Një gjë është e qartë, Spanja ka evoluar. Nuk ka dyshim. Krahasimet mes skuadrës së Luis Enrikes dhe asaj të Luis de la Fuentes, duke lënë mënjanë rezultatet, janë pjesë e ekosistemit të futbollit dhe nga niveli më emocional ka gjithmonë një tendencë për të lavdëruar njëri mbi tjetrin.  

Në krahun tjetër Gjeorgjia nuk ka asgjë për të humbur teksa do të tentojë gjithçka për gjithçka ndaj iberikëve, pas kualifikimit historik në grupe. Gjeorgjia arriti të përmbushte misionin e saj duke mundur një Portugali që mund të thuhet skuadra B për të siguruar një vend në 1/8 e finaleve.

LIVE SPANJË-GJEORGJI 1-1
39′ Rodri / 18′ (ag) Le Norman

NGJARJET KRYESORE

45’+2’ Mbyllet në barazimin 1-1 pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Morata ndëshkohet me karton të verdhë.

41’ Kiteishvili del nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Altunashvilit.

39’ GOOOL SPANJA! Aksion i rrëmbyeshëm i spanjollëve me Uilliams i cili nga e majta pason në qendër për Rodrin. Mesfushori lëshon një gjuajtje ngjitur me shtyllën dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

38’ Uilliams gjuan drejt portës, por gjen përsëri Mamardashvilin.

35’ Kukureja gjuan me forcë nga jashtë zonës, Mamardashvili grushton përsëri dhe largon rrezikun. (VIDEO)

31’ Mikautadze niset drejt zonës spanjolle në shpejtësi dhe rrëzohet duke kërkuar kontakt, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

29’ Laport gjuan edhe ai nga distanca në të djathtën, sfera shkon mbi traversë.

27’ Pedri lëshon një gjuajtje të fortë pranë zonës kundërshtare, sfera fluturon mbi traversë. (VIDEO)

22’ Fabian Ruiz gjen hapësirën për të gjuajtur në zonë, Mamardashvili pret në pozicion. (VIDEO)

18’ GOOOL GJEORGJIA! Rasti i parë dhe goli i parë i gjeorgjianëve. Pas një topi të Kakabadze nga e djathta, Le Norman me një devijim çon topin në rrjetën e portës së vet. (VIDEO)

16’ Pas një harkimi në zonë, Laport tenton me kokë, por sfera shkon jashtë.

11’ Uilliams provon vetë të gjejë portën, sfera devijohet jashtë.

10’ Pas një goditje nga këndi të harkuar nga Uiliams, sfera devijohet para Mamardashvili, por ky i fundit devijon dhe mban topin jashtë. (VIDEO)

9’ Niko Uilliams harkon në qendër të zonës, mbrojtja gjeorgjiane largon rrezikun

7’ Kakabadze del në sulm në krahun e djathtë, Kukureja me mjeshtëri i vjedh kohën dhe fiton faull.

5’ Start me vrull i Spanjës që nuk vonon të gjejë gjuajtjen e parë në katërkëndor me Pedrin, por Mamardashvili pret i vëmendshëm. (VIDEO)

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE: 

spanje gjeorgji

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"