VIDEO/ Një ndeshje për historinë! Spanja mund me shtesa Gjermaninë dhe shkon në gjysmëfinalet e Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 0:20

VIDEO/ Një ndeshje për historinë! Spanja mund me shtesa Gjermaninë dhe shkon në gjysmëfinalet e Euro 2024

Spanja është gjysmëfinalistja e parë e Euro 2024, teksa ka mundur pas kohëve shtesë Gjermaninë organizatore pas një dueli spektakolar dhe dramatik.

asdasddsaadsadsadssadads

Sfida ishte e hapur me ekipet që kërkuan golin dhe rastet që nuk munguan në të dy portat. Spanjollët gjetën avantazhin në fillimin e pjesës së dytë me Dani Olmo, teksa më pas ishte Gjermania e cila kërkoi me ngulm golin për të barazuar duelin. Ai erdhi në limitet e sfidës, falë Virtz në minutën e 89-të, duke sjellë shtesat në këtë takim.

Të dy palët vazhduan duelin e hapur teksa krijuan raste të shumta si nga një anë, në tjetrën. Por kur dukej se ndeshja po shkonte drejt penalltive pasi palët po shpërdoronin raste, Merino gjeti devijimin e duhur me kokë në zonë në minutën e 119, duke i dhënë fitoren 2-1 Spanjës, që shkon kështu në gjysmëfinalet e turneut.

SPANJË-GJERMANI 2-1
52′ Dani Olmo, 119′ Merino / 89′ Virtz

WhatsApp Image 2024-07-05 at 8.47.32 PM

NGJARJET KRYESORE

120’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Spanjës. 

120’+5’ Karton i dytë i verdhë i Karvahal, i cili ndëshkohet me të dytin dhe del me të kuq.

120’+2’ Fyllkrug gjuan me kokë duke humbur mundësinë e artë për të shënuar barazimin. (VIDEO)

119’ GOOOL SPANJA! Një harkim nga e majta gjen Merinon i cili me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

117’ Kimish nis një harkim perfekt për Fyllkrug, Unai Simon bën mrekullinë dhe shmang golin. (VIDEO)

112’ Ojarzabal lëshon një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Nojer. (VIDEO)

110’ Edhe Rodri ndëshkohet me karton të verdhë.

108’ Fyllkrug merr një pasim të mirë në të majtën, gjuajtja e tij shkon shumë larg portës spanjolle.

106’ Nis shtesa e dytë dhe ka menjëherë kërkesë për një penallti pas gjuajtjes së Musiala të ndalur me dorë nga Kukureja. Gjyqtari nuk jep penallti dhe nuk sheh as pamjet me VAR. (VIDEO)

105’+1’ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

105’ Virtz merr një pasim perfekt nga Myler, por gjuajtja e tij me të majtën nuk gjen këtë herë portën e Unai Simon. (VIDEO)

104’ Ojarzabal lëshon një gjuajtje të mirë nga e djathta, sfera shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të djathtë të Nojer. (VIDEO)

102’ Fabian Ruiz i lë vendin në fushë Hoselu në fundin e ndeshjes.

101’ Virtz pason për Musiala në të majtën, gjuajtja e tij në qendër ndalet nga Unai SImon e më pas spanjollët me vështirësi largojnë sferën. (VIDEO)

100’ Karvahal ndëshkohet me karton të verdhë pasi prek topin me dorë duke ndalur Musiala.

95’ Olmo pason në qendër për Ojarzabal, sulmuesi nuk ia del të devijojë dhe sfera shkon në fundore.

94’ Virtz ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kukureja.

92’ Virtz nga e djathta nis topin drejt shtyllës së dytë, Naço largon në këndore.

91’ Olmo nga e majta harkon në zonë, Torres provon me kokë duke çuar sferën shumë larg portës gjermane.

91’ Ndeshja rifillon me zëvendësim te gjermanët ku Anton merr vendin e Havertz.

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ GOOOL GJERMANIA! Pas një harkimi në zonë, topi ulet për Virtz i cili gjuan dhe mposht Unai Simon. (VIDEO)

87’ Havertz harkon nga e djathta, Karvahal kthehet dhe largon topin në këndore.

84’ Merino ul topin për Fabian Ruiz, gjuajtja e tij nga larg nuk gjen portën e Nojer.

83’ Unai Simon gabon rivënien e topit në lojë, Havertz merr sferën dhe provon nga distanca të gjejë portën bosh, duke e kaluar mbi traversë. (VIDEO)

82’ Unai Simon ndëshkohet me të verdhë për vonesë loje.

81’ Musiala në të majtën merr topin, por nuk gjuan dot në katërkëndor duke çuar sferën jashtë.

81’ Merino dhe Ojarzabal marrin vendin e Morata dhe Uilliams te Spanja, Myler hyn në vend të Tah te Gjermania.

77’ Shtylla shpëton Spanjën! Virtz nga e majta pason në qendër për Fyllkrug i cili gjuan por godet shtyllën e portës së Unai Simon. (VIDEO)

74’ Torres ndëshkohet me të verdhë për një ndalim të Musiala për të shmangur një kundërsulm të gjermanëve.

73’ Miteshtad ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ferran Torres.

72’ Një harkim nga e djathta shkon te Fyllkrug i cili gjuan me kokë, pa gjetur portën.

71’ Havertz ka mundësinë e artë të barazojë, gjuajtja e tij ndalet nga Karvahal me një ndërhyrje vendimtare.

69’ Unai Simon grushton një gjuajtje të Andrih nga jashtë zonës, aksioni është i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të Fyllkrug. (VIDEO)

67’ Kros ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndalimi të parregullt të Dani Olmo.

67’ Havertz nis Fyllkrug përpara, por Karvahal kthehet dhe devijon sferën sa për t’i dhënë mundësi Unai Simon të kontrollonte.

64’ Pas një goditje nga këndi, Fyllkrug me kokë gjuan por nuk gjen portën e Unai Simon.

63’ Jamal lë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Ferran Torres.

60’ Virtz gjuan nga jashtë zonës, Kukureja devijon sferën në këndore. (VIDEO)

57’ Gyndogan dhe Raum i lënë vendin në fushë Mitelshtad dhe Fyllkrug.

56’ Andrih ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Uilliams.

56’ Jamal dhe Uilliams nisen në kundërsulm në të djathtën, Tah kthehet në kohë për të mbyllur hapësirën dhe larguar topin nga këmbët e sulmuesve të rrezikshëm spanjollë.

55’ Aksione të menjëhershme të gjermanëve që kërkojnë të barazojnë shpejt shifrat, spanjollët zgjidhin jo pa vështirësi situatat në zonën e tyre.

52’ GOOOL SPANJA! Jamal nga e djathta gjen hapësirën për pasimin te Olmo i cili gjuan dhe mposht Nojer. (VIDEO)

47’ Rast i artë për Moratan pas një pasimi të Jamal, gjuajtja e sulmuesit kalon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Naço hyn në fushë në vend të Le Norman në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes. Ndërkohë te Gjermania janë Andrih dhe Virtz të cilët hyjnë në vend të Sane dhe Xhan.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Jamal provon nga jashtë zonës të befasojë Nojer, pa sukses. (VIDEO)

43’ Uilliams merr një pasim të mirë nga Rodri në të majtën, por harkimi i tij në shtyllën e dytë nuk gjen askënd.

39’ Spanja rifiton topin në mesfushë dhe Olmo me shpejtësi gjuan drejt portës, Nojer grushton e më pas Morata, i nisur në pozicion jashtë loje vonohet dhe i jep mundësinë gjermanëve të marrin kontrollin.  (VIDEO)

36’ Uilliams jep një tjetër shkëndijë me një shpërthim në të majtën, teksa ndalet nga Nojer në shtyllën e parë. Sulmi bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

35’ Rydiger pason një top në thellësi për Havertz i cili ndal mirë dhe gjuan por e çon në duart e Unai Simon. (VIDEO)

34’ Havertz nis Kimish në të djathtën, por ky i fundit gjendet në pozicion jashtë loje.

29’ Le Norman është i ndëshkuari i radhës me të verdhë për një faull ndaj Gyndogan.

27’ Raum ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Karvahal.

25’ Kros harkon një goditje dënimi nga e djathta, Tah me kokë gjuan shumë lehtë duke mos shqetësuar Simon.

23’ Laport merr iniciativën dhe gjuan nga jashtë zonës me të majtën, Nojer pret jo pa vështirësi. (VIDEO)

21’ Kimish nga e djathta harkon në mënyrë perfekte në zonë ku Havertz gjuan me kokë, por shumë në qendër duke çuar sferën në duart e Simon. (VIDEO)

17’ Morata merr topin jashtë zonës dhe lëshon një gjuajtje të befasishme që kalon mbi traversën e Nojer. (VIDEO)

15’ Jamal tenton me goditje dënimi, sfera shkon jashtë edhe pse kalon murin. (VIDEO)

13’ Rudiger ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dani Olmos.

12’ Uillimas merr topin dhe tenton nga distanca, pa gjetur portën e Nojer.

11’ Raum hyn në zonë në të majtën, gjuajtja e tij shkon direkt në duart e Unai Simon. (VIDEO)

8’ Pedri nuk mund të vazhdojë më dhe në vend të tij futet Dani Olmo. (VIDEO)

4’ Protesta të spanjollëve për një faull të Kros ndaj Pedrit, gjyqtari Tejlor nuk nxjerr karton të verdhë. (VIDEO)

1’ Aksion i shpejtë i spanjollëve, Uilliams nga e majta pason për Moratën i cili nxjerr sferën për Pedrin. Gjuajtja e këtij të fundit shkon në duart e Nojer. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në Shtutgart.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Simon, Karavahal, Le Normand, Laporte, Kukureja, Ruiz, Rodri, Pedri, Uilliams, Morata, Lamin Jamal

GJERMANI: Nojer, Kimish, Rydiger, Tah, Raum. Çan, Kros, Gyndoan, Sane, Havec, Musiala00PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"