Liverpuli mendon spastrime të tjera të bujshme, kampioni spanjoll pranë lamtumirës
Liverpuli ka lënë pas një nga sezonet më të dobëta të viteve të fundit, pasi nuk ia doli të ishte rival për titullin e as të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Një situatë që ka bërë që në klub të ketë një mini revolucion me afrime të rëndësishme, por edhe me largime me emër.
Në listën e atyre që prite t’u japin lamtumirën të kuqve është edhe një emër shumë i njohur, mesfushori Tiago Alkantara. Ylli spanjoll, dikur një pjesë e rëndësishme e planeve të Jurgen Klop, këtë vit nuk duket se do të ketë më rol qendror pas afrimeve të MakAlister dhe Szoboszlai.
Dëmtimet e vazhdueshme dhe kontrata që i mbetet edhe për një tjetër sezon ka bërë që qëndrimi i 32-vjeçarit në ”Anfield” të mos jetë më i sigurt. Klubi i Fenerbahçes ka shfaqur interes dhe mendohet se të gjithë palët janë të interesuara që transferimi të realizohet. Edhe pse nuk ka ende një ofertë zyrtare, transferimi i tij nga Liverpuli do të ishte zgjidhja më e mirë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme i cili nuk do të pranonte të qëndronte në stol vetëm për të përmbushur kontratën e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"