Liverpuli mund konkurrencën, 70 milionë paund për një nga zbulimet e Botërorit
Klubi i Liverpulit ka bërë goditjen e parë të madhe të merkatos së verës, teksa ka siguruar firmën e një prej zbulimeve të Botërorit 2022. Mediat angleze bëjnë të ditur se është arritur akordi me Brajtonin për transferimin e mesfushorit argjentinas, Aleksis MakAlister.
“The Mirror” ka shpjeguar se gjithçka është gati për firmat në kontratë, pasi Liverpuli ka rënë dakord që të paguajë 70 milionë paund për kartonin e mesfushorit argjentinas. Marrëveshja afatgjatë është gati dhe në mbyllje të edicionit do të zyrtarizohet pasi transferimi i lojtarit është çështje e kryer. Liverpuli nuk ka pritur fundin e sezonit, duke iu frikësuar një ankandi pasi kishte shumë klube të tjera të interesuara për këtë lojtar.
MakAlister spikati në Botërorin 2022, kur u kthye në mënyrë të papritur në një titullar te Argjentina, duke e ndihmuar këtë të fundit të bënte të sajin trofeun që i mungonte që nga viti 1986.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"