Lloci: E kalova dëmtimin, Teuta duhet ta nisë me tre pikët kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 19:38

Lloci: E kalova dëmtimin, Teuta duhet ta nisë me tre pikët kampionatin

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Matias Lloci ka folur për ecurinë e fazës përgatitore të skuadrës së Teutës, duke theksuar se atmosfera në klub është shumë e mirë.

lloci

Lloci në sezonin e shkuar, tregoi një formë të mirë nga, dhe tashmë ai është gati për sezonin e ri dhe shprehet se kjo nuk e shton aspak presionin tek ai, përkundrazi shton vetëm motivin.

Si është situata e skuadrës në këto ditë përgatitjesh?
Është një situatë shumë e mirë dhe kemi goxha harmoni me njeri-tjetrin. Jemi duke u stërvitur shumë mirë, por kemi dhe kushte perfekte dhe një klimë shumë të mirë.

Si e shihini miqësoren e parë kundër Vllaznisë U21?
Për mua nuk ka rëndësi rezultati. Por normalisht që fokusi në këtë ndeshje miqësore të parë të fazës përgatitore është që stafi të krijojë një ide për ndeshjen e kampionatit. Ekipi prej 20 ditësh është duke u përgatitur mirë. Kemi krijuar një grup shumë të mirë, rezultati është në plan të dytë rëndësi ka që ky ekip të jem besim për vazhdimësinë.

Si është gjendja juaj, pasi keni kaluar një dëmtim, por në miqësoren e fundit ju pamë në fushë?
Gjendja ime është shumë mirë. Shyqyr, nuk kisha ndonjë dëmtim të rëndë, ishte një kontraktim i lehtë që kaloi në këto ditë. E kam provuar në stërvitje dhe isha shumë në rregull nga gjendja fizike.

Në aspektin personal, çfarë synimesh keni me Teutën?
Synimi im është që të bëj paraqitje më të mira se sezoni që lamë pas, dhe së bashku me skuadrën të arrijmë ato objektiva që ka vendosur klubi.

Objektivi i Teutës në këtë sezon?
Objektivi i skuadrës është të arrijmë të marrim tri pikët në ndeshjen e hapëse, ky është minimumi që duhet të arrijmë. Duhet të bëjmë më të mirën për ta arritur të jemi sa më lartë në renditje, pasi është herët të flasim për objektiva të tjerë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORTAL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"