Gazeta Panorama Sport gjatë kampionatit europian organizon: “LOJA EURO 24“
Të gjithë të pasionuarit pas futbollit mund të marrin dhurata të ndryshme në përfundim të EURO 2024 duke parashikuar sa më saktë rezultatet e ndeshjeve.
Çmimet
ÇMIMI 1- Fundjavë çift (all inclusive) në “Prestige Resort” | ![]() |
ÇMIMI 2- Kupon me vlerë 50.000 lekë tek “Optika Luani” | ![]() |
ÇMIMI 3- Abonim në platformën TRING (OTT përfshirë dhe sportet) | ![]() |
Regjistrimi
Regjistrimi në këtë lojë është shumë i thjeshtë. Gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni një emër dhe të plotësoni një adresë të saktë emaili. Nëse harroni passwordin ju mund të vendosni një të ri duke përdorur emailin tuaj.
Për tu regjistruar klikoni këtu
Parashikimi i ndeshjeve
Parashikoni rezultatin final të ndeshjeve. Ju keni kohë deri 10 minuta përpara fillimit të ndeshjeve për të ndryshuar parashikimet tuaja.
Pas kësaj kohe nuk mund t’i ndryshoni më parashikimet tuaja.
Mund të filloni që tani të parashikoni ndeshjet e fazës së grupeve.
Përsa i përket fazave të tjera ato do të vendosen në kohën e duhur nga Administratori. Nëse ndiheni me fat mund ti parashikoni edhe ato që tani.
Pyetjet Bonus
Në fund të parashikimeve keni edhe dy pyetje bonus të cilave mund t’iu përgjigjeni brenda kohës së caktuar. Pikët për secilën pyetje janë 10 dhe 7.
Pikët
Në fazën e grupeve pikët llogariten pasi përfundon 1 ndeshje. Për fazat e tjera rezultati final llogaritet (120 minuta nëse shkon me shtesë) pa përfshirë penalltitë.
Golat e shënuar gjatë penalltive nuk quhen.
Ju fitoni pikë nëse gjeni fituesin ose barazimin. Ne e quajmë këtë toto score. Në rast se parashikoni saktë edhe numrin e golave ju fitoni pikë ekstra. Ne e quajmë këtë full score. Nëse parashikoni saktë nr e golave ju fitoni pikë ekstra edhe pse nuk e keni gjetur rezultatin saktë (Shembull: ndeshja mbaroi 1-1 dhe ju e parashikuat 0-1 ju fitoni gjithsesi 1 pikë).
pikë | |
---|---|
toto score | 2 |
full score | 5 |
goal bonus | 1 |
Pyetjet bonus | 17 |
Nëse doni të shihni pikët tuaja shkoni te Renditja .
Barazimi?
Nëse disa lojtarë përfundojnë me numër të njëjtë pikësh aplikohet renditja si më poshtë:
- Shuma e full scores;
- Shuma e toto scores;
- Shuma e pyetjeve bonus.
NDALOHET RREPTËSISHT
Ndalohet që një përdorues të luaj me më shumë se 1 adresë. Në qoftë se pikaset nga administratorët do të përjashtohet nga loja!