Lojërat Europiane 2023/ Shkëlqen Alban Beqiri, boksieri shqiptar mposht pastër sllovenin Leburiç (VIDEO) 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 22:37

Lojërat Europiane 2023/ Shkëlqen Alban Beqiri, boksieri shqiptar mposht pastër sllovenin Leburiç (VIDEO) 

Pas triumfit të  Alvin Karaqi, i cili siguroi një medalje të artë në disiplinën e karatesë gjatë Lojërave Evropiane 2023, në ring ditën e sotme zbriti dhe boksieri i talentuar, Alban Beqiri, i cili gjithashtu ka nisur me sukses aventurën e tij në këto Lojëra Europiane 2023. 

Beqiri Alban

Beqiri fitoi ndeshjen e parë kundër sllovenit Leburic, në boks në peshën 71kg. Duel i fortë dhe i bukur që u dominua nga sportisti ynë me rezultatin 4-1.

Tashmë, kampioni 29-vjeçar i boksit shqiptar, duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, teksa në datën 27 qershor do të përballet me lituanezin, Aleksandr Trofimcuk, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve të kategorisë së tij. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"