Lojtarë nën 25 vjeç, Junajtid vendos 5 rregulla për transferimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2024 | 11:40

Lojtarë nën 25 vjeç, Junajtid vendos 5 rregulla për transferimet

Mançester Junajtid po kërkon të ndërtojë një ekip më të fortë dhe më të shpejtë sezonin e ardhshëm, për këdo që është në krye të stolit të klubit.

fdsg

Bordi i “Old Trafford”, i udhëhequr nga bashkëpronari i ri Sër Xhim Retklif, është ende duke menduar nëse do ta shkarkojnë Erik ten Hagun pas suksesit të tij në finalen e Kupës FA. Megjithatë, siç zbulohet nga “SunSport”, Retklif dhe grupi i tij do të kërkojë që menaxheri i Junajtid t’i përmbahet rregullave strikte, duke përfshirë vetëm nënshkrimin e lojtarëve nën 25 vjeç. Kjo do të nënkuptonte shmangien e marrëveshjeve të profilit të yjeve të konsoliduar për emra si Kilië Mbape dhe në vend të kësaj të përpiqen të gjejnë gurë të çmuar që mund të shkëlqejnë në të ardhmen dhe të ruajnë vlerën e tyre të transferimit.

Pesë rregullat e pronarit të ri të “Djajve të kuq” janë:

1) vendosja e një kufiri për transferimet e lojtarëve që nuk duhet të kalojnë moshën 25 vjeç.

2) Nuk do të ketë blerje “galaktike” në skuadër.

3) Stili i lojës së skuadrës do të vendoset nga drejtori teknik Xhejzën Uillkoks.

4) Trajneri do të pyetet se çfarë roli ai kërkon që të fuqizojë, por jo për emrin e lojtarit.

5) Kompania e Retklif, “INEOS”, e cila pasi siguroi minorancën e aksioneve të Junajtid në dhjetor të vitit të shkuar, do të dërgojë një listë me tre emra për çdo pozicion në fushë, nga të cilat trajneri do të mundë të zgjedhë.

Në këtë mënyrë, lista e dëshirave të Mançester Junajtid në merkaton e kësaj vere do të rishikohet. Majkëll Olize (Kristal Palas), Xharad Brenthueit (Everton), Mark Guehi (Kristal Palas), Xheremi Frimpong (Bajer Leverkusen), ZhoaoNevesh (Benfika), BenxhaminSheshko (Lajpcig) dhe XhoshuaZirkze (Bolonja) janë disa ngaemrat që Mançester Junajtid dotë kërkojë të transferojë në merkaton e kësaj vere.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"