Lufta e Ukrainës zbret edhe në Indian Uells! Tenistja ukrainase Tsurenko bojkoton ndeshjen ndaj bjelloruses Sabalenka, ja çfarë ka ndodhur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2023 | 10:21

Lufta e Ukrainës zbret edhe në Indian Uells! Tenistja ukrainase Tsurenko bojkoton ndeshjen ndaj bjelloruses Sabalenka, ja çfarë ka ndodhur…

Ukrainasja Lesia Tsurenko, pjesëmarrëse në Indian Uells, përpara se të përballej me bjellorusen Arina Sabalenka, tha se pësoi një “sulm paniku” pas një bisede me shefin e WTA për pasojat e luftës në vendin e saj.SBNMSS

“Arsyeja e tërheqjes sime është një sulm paniku, pata probleme me frymëmarrjen. Disa ditë më parë, pata një bisedë me CEO të WTA-së, Stiv Simon dhe isha absolutisht e tronditur nga ajo që dëgjova. Ai më tha, se vetë ishte kundër luftës, por nëse lojtarët rusë apo bjellorusë e mbështesin, ishte mendimi i tyre dhe se mendimi i të tjerëve, nuk duhet të më shqetësojë”, thotë Tsurenko.

Tenistja shton se ajo dhe disa nga bashkatdhetarët e saj të turneut të femrave kanë kërkuar një takim me Bordin e Turneut të femrave, “për të pyetur se si dikush si Stiv Simon mund të jetë një drejtues i lartë i WTA”.

WTA u përgjigj të hënën në një deklaratë: “Mbi të gjitha, ne njohim emocionin e Lesias dhe të gjithë tenistëve tanë ukrainas. Jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme, me pasoja të thella, e cila prek të gjithë botën, po aq sa qarku i WTA dhe anëtarët e tij. WTA ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj të plotë për Ukrainën dhe dënon fuqishëm veprimet e qeverisë ruse”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"