Luftëtari, Hysi merr “timonin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2015 | 17:36

Luftëtari, Hysi merr “timonin”

Mustafa HysiMë në fund u ësh të dhënë fund spekulimeve lidhur me “fatin” e pankinës së Luftëtarit. Kështu, zyrtarisht nga dita e djeshme Mustafa Hysi dhe Kristaq Ciko kanë marrë drejtimin e gjirokastritëve për sezonin e ardhshëm futbollistik. Gjithçka është bërë e ditur paraditen e djeshme pas bisedimeve “kokë më kokë” mes presidentes së Luftëtarit, Zamira Rami, dhe Mustafa Hysit. Pas bisedimeve gati dyorëshe mes palëve është arritur konsensusi i përbashkët, që Mustafa Hysi të jetë njeriu që do të drejtojë këtë ekip për edicionin e ardhshëm.

Hysi – Trajneri i ri i Luftëtarit, Mustafa Hysi, në një bisedë për “Panorama Sport”, sa i përket arritjes së marrëveshjes, ka pohuar: “Telefonata e presidentes Zamira Rami më ka prishur qetësinë e ditëve të pushimit, pasi nuk ndodhesha në Gjirokastër. Por, kurrsesi, një telefonate të tillë nuk mund t’i thosha ‘jo’. Pas bisedimeve të gjata me kryebashkiaken, konkluzionet tona ‘konverguan’ në një pikë të përbashkët. Presidentja Rami më kërkoi të kryeja dhe detyrën e drejtuesit të Akademisë Sportive, të jem vëzhguesi, si dhe ndjekësi i moshave zinxhirë. E kam pranuar një kërkesë të tillë, edhe pse do të jetë një ndërmarrje e vështirë”, u shpreh Hysi.

Detajet – Fakti që Luftëtari nuk është riorganizuar ende duket se ka mjaftuar që presidentja Rami t’i besojë dyshes Hysi-Ciko, pse jo dhe rolin e menaxhimit të ekipit. “Përderisa nuk kanë filluar nga puna strukturat e klubit të Luftëtarit nga presidentja Rami kemi ‘luksin’ e përzgjedhjes së lojtarëve që do t’i afrohen ekipit në merkaton e verës, gjë për të cilën mendoj se është shpejt për t’u shprehur”, ka vijuar ndër të tjera Hysi. Kryebashkiakja – Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, njëherësh dhe presidentja e Luftëtarit, Zamira Rami, ka bërë të ditur se gjithçka është e vërtetë. “Nuk kam ç’të them më shumë. Gjithçka është e vërtetë, Mustafa Hysi do të drejtojë Luftëtarin për sezonin e ardhshëm futbollistik. Më vjen mirë që firmën e parë për futbollin ta hedh për dyshen Hysi-Ciko”, ka thënë Rami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"