Luftëtari shkon i pari në Antalia, por pa kapitenin Ergys Mersini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2017 | 21:46

Luftëtari shkon i pari në Antalia, por pa kapitenin Ergys Mersini

Luftëtari është i pari nga ekipet shqiptare që do të shkojë në Antalia për të kryer përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Gjirokastritët do të udhëtojnë drejt Turqisë në orën 03:00 të së mërkurës me një aeroplan çarter.

ergys mersini luftetari

Grupi është i konfirmuar thuajse i gjithi, me përjashtim të Julian Llukës dhe kapitenit Ergys Mersini.  Ky i fundit është duke negociuar për prishjen e kontratës, pasi mbetet jashtë planeve të klubit pas afrimit të Vangjel Zguros.

Ndërkohë, “Panorama Sport” ka mësuar se klubi jugor po planifikon afrimin e një mbrojtësi dhe të një fantazisti nga jashtë.

Luftëtari është një ndër skuadrat më aktive deri tani në merkaton e dimrit, duke afruar sulmuesin Eri Lamçja dhe mesfushorin Zguro, e duke larguar njëkohësisht sulmuesin Baptist Faje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"