Luftëtari-Shkumbini, Edmond Dalipi kërkon një sforco nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 11:44

Luftëtari-Shkumbini, Edmond Dalipi kërkon një sforco nga skuadra

Luftëtari-Shkumbini do të jetë finalja e radhës, sot në orën 15:00 në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë më pas sërish në fushë asnjanëse me Besën e Kavajës, për të kërkuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

edmond dalipi

Trajneri i gjirokastritëve, Edmond Dalipi, beson se ekipi i ka të gjitha mundësitë për të arritur synimin e vendosur në fillimin e sezonit. Në prononcimin për “Panorama Sport”, Dalipi fillimisht foli për ndeshjen e kaluar me sukses kundër Butrintit. “Edhe pse fituam, takimi nuk shkoi siç duhet. Lojtarët e kishin mendjen te ndeshja e radhës. Nuk jam i kënaqur nga loja, sepse skuadra çaloi në fazën ofensive. Në futboll ndodh gjithçka”, ka thënë Dalipi, për të komentuar më pas sfidën me peqinasit.

“Do të jetë ndeshje që kërkon tjetër strategji loje. Kemi bërë këtë sezon dy ndeshje me Shkumbinin dhe e njohim si kundërshtar. Kërkohet më shumë përqendrim dhe për këtë kemi marrë masat e duhura që të kalojmë sfidën e dytë të ‘play off’-it me sukses, pasi na duhet vetëm fitorja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"