Luftëtari zbulon talentin e radhës, firmos me një mesfushor iranian
Klubi i Luftëtarit po i kushton një vëmendje të madhe talenteve të reja duke menduar përveç të tanishmes, edhe për të ardhmen e gjirokastritëve. Në radhët e ekipit që drejtohet nga Mladen Milinkoviç është afruar edhe një futbollist i talentuar të cilin klubi e sheh me shumë perspektivë për të ardhmen.
Bëhet fjalë për mesfushorin iranian 18-vjeçar Ahmed Reza Zahmatkesh, kartoni i të cilit tashmë i përket skuadrës gjirokastrite, pasi ai ka bindur përfaqësuesit e klubit që e kanë monitoruar këtë futbollist. Lojtari është takuar sot me drejtuesit e klubit, të cilët kanë rënë dakord me kompaninë që menaxhon lojtarin që të blejnë 80% të kartonit të tij.
Gjithsesi, ai nuk do të luajë në Shqipëri në këtë sezon, por do të kthehet përsëri në Iran, ku do të qëndrojë për gjashtë muajt e ardhshëm në formë huazimi. Ai do t’i bashkohet Luftëtarit zyrtarisht vetëm në fillimin e sezonit të ardhshëm për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"