Luiza Gega u shpall kampione e Ballkanit, trajneri Stërmasi: Tani duam finalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 16:48

Luiza Gega u shpall kampione e Ballkanit, trajneri Stërmasi: Tani duam finalen e Botërorit

Shqipërisë nuk i mun gojnë talentet në atle tikë dhe ajo vazhdimisht ka prodhuar sportistë të rangut të lartë si Izmir Smajlaj, Luiza Gega etj., por atletika e një vendi nuk mbahet me 2, 3 apo disa sportistë. Duhet më shumë pjesëmarrje dhe më shumë pretendime në të ardhmen që atletika të rikthehet atje ku e meriton dhe të quhet edhe një herë “mbretëreshë e sporteve”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stermasi, i sapokthyer nga Stambolli, ku sportistja e tij doli kampione e Ballkanit në garën e 3000 metrave me pengesa, tregon se ky ishte një test para Botërorit, që do të zhvillohet në Birmingham.

Taulant Stermasi - Luiza Gega

Si e njohët Luizën dhe sa ju përkushtuat?

Unë jam marrë gjithmonë me sportistë shpejtësie dhe jo distance. Për një trajner që merret me shpejtësinë e ka pak të vështirë të kalojë në një disiplinë tjetër. E njihja shumë pak Luizën dhe disiplinën e saj. Kishte sportistë shumë të mirë në atë kohë, më të mirë se Luiza, por gjithmonë duke folur për shumë vite më parë. Njohja jonë ka korresponduar edhe me një ngjarje të veçantë për Luizën, ditëlindjen e saj të 19-të. Ishte vonë për mua dhe për të, pasi, nëse do të kishte filluar 14 vjeç, atëherë këtë rezultat tani do ta kishim 5 vjet më parë. Për të arritur një rekord, sportistit i duhen të paktën tri vite stërvitore të pandërprerë, ku nga dita në ditë të rrisë rezultatin.

Ju thoni që Botërori është pikësynimi ynë, si kualifikohesh në një Botëror?

Secili sportist që do të marrë pjesë në aktivitetet e një kampionati botëror duhet të kualifikohet në bazë të normave. Por ka dhe një rregullore, për shtetet që nuk e kapin normën mund t’u dërgohet një ftesë për ta përfaqë- suar dhe atë e vendos federata sipas kritereve. Në momentin që një sportist e kap normën, atëherë vlera e kësaj ftese bie dhe, më pas, çdo sportist shkon në bazë të normës së përcaktuar.

luiza-1

Luiza Gega është e kualifikuar për në Botëror? E ka arritur normën kualifikuese?

Luiza Gega e kishte standardin 4’12”. Kjo normë ka filluar që më datën 1 janar deri më 18 shkurt, kur ka qenë dhe afati i fundit për të arritur këtë normë. Atletja e arriti këtë normë që në garën e Stambollit, duke arrirë kohën 4’06.66″. Gjithsesi, ne nuk jemi mjaftuar me kaq. Kemi bërë dhe një test sigurie për të parë se si do të shkonte një ditë pas garës që zhvilloi në Stamboll. Ajo arriti kohën 4’10.37″, duke qenë përsëri nën normë. Ky ishte një test për të provuar veten.

Çfarë i nevojitet një sportisti për të përballuar gara të tipit 1500 apo 3000 metra?

Në radhë të parë duhet të kesh një infrastrukturë, pistë tartani, park vrapimi, mjek të kualifikuar. Stërvitja duhet të bëhet shumë voluminoze, të paktën 130-140 kilometra vrapime në javë. Pas çdo stërvitje duhet të kesh në dispozicion kohë të mjaftueshme për pushimin dhe ushqimin dhe të rrisësh çdo ditë rezultatin.

Cila është axhenda e shkurtër e programit të Luiza Gegës?

Në 28 shkurt, ne nisemi për në Birmingham. Presim të pajisemi me vizë. Dje sapo jemi kthyer nga Stambolli dhe kemi aplikuar për vizë të shpejtë, ku shpresojmë që viza të vijë të hënën që vjen dhe të mërkurën e ardhshme të bëhet nisja drejt Birminghamit, ku zhvillohet dhe kampionati botëror. Gara do të zhvillohet më 2 dhe 3 mars. Kemi shpresa të mëdha që do të kalojmë në finale, domethënë në 8 më të mirat e botës.

Mbas kampionatit botëror, ne do të nisemi direkt për në fazën përgatitore, ku shpresojmë ta zhvillojmë në Kenia dhe koha nuk na premton sepse, pas marsit, garat do të vijojnë në muajin maj duke mos pasur në dispozicion kohën e nevojshme për garat e para. Faza përgatitore në Kenia ka një kosto të madhe vetëm udhëtimi na shkon 1100 euro për person. Kjo kosto po mbulohet thjeshtë privatisht. Përkushtimi i madh. Na kërkohet të arrijmë sukseset, e për këtë duhet të kesh një objektiv të caktuar e patjetër më pas do të vijë dhe rezultati. Jam i të bindur për këtë.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"