Lukaku-Abraham, Milani “fshin” Zirkze me dopio 9 / Dy sulmues për 55 milion euro, aq sa duhen për holandezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 14:19

Lukaku-Abraham, Milani “fshin” Zirkze me dopio 9 / Dy sulmues për 55 milion euro, aq sa duhen për holandezin

Për ata që e shohin në aspektin e konkur rencës, është dy kundër një. Për ata që, në mënyrë më pragmatike, i kushtojnë vëmendje çështjes, është dy për çmimin e një. Sepse kështu thotë makina llogaritëse: Romelu Lukaku dhe Tami Abraham, së bashku, bëjnë një Joshua Zirkze. Belgu dhe anglezi aktualisht udhëtojnë në shtigje paralele, por nuk është e sigurt që dy shtigjet nuk do të përfundojnë duke u kryqëzuar për të vijuar në të njëjtin drejtim. Ai që të çon në majë të sulmit kuqezi.

tammy-abraham-and-romelu-lukaku-as-roma

KOSTOT – Për të kuptuar enigmën, duhet të nisemi nga pika e fillimit, domethënë nga Zirkze. Të paktën që nga pranvera e kaluar holandezi ka qenë kandidati i madh për të marrë trashëgiminë e Zhirusë dhe Milani do të ishte i gatshëm të paguante 40 milionë të klauzolës që do ta lironte nga Bolonja. Çështja është se operacioni u rrëzua për kostot “shtesë”, pra ato 15 milionë komisione të kërkuara nga menaxheri i Joshuas, të cilat e çojnë koston në 55 milionë gjithsej. Lukaku, i cili u rikthye te Çelsi pas sezonit si huazim te Roma, ka gjithashtu një klauzolë të ngjashme largimi (43 milionë), por Milani vlerëson formula të tjera në bazë të të cilave është plani për ta blerë për 25-30 milionë. Një tjetër rrugë është ajo e pritjes deri në gusht çka mund ta veshë belgun kuqezi si lojtar i huazuar. Ndërkohë drejtuesit e “Djalli” janë duke studiuar edhe profile të tjera. Dhe këtu hyn në lojë Abrahami, një qendërsulmues që Paulo Fonseka do ta shihte mirë në Milanin e tij. Anglezi ka kontratë deri në vitin 2026 me Romën dhe mund të largohet nga kryeqyteti. Roma, e cila e ka blerë për 40 milionë, e vlerëson çmimin e tij në rreth 30 milionë, por kostoja e buxhetit të mbetur është rreth 16 milionë: prandaj është reale të hipotekohet se për një shumë midis 20 dhe 25 milionë Abrahami mund të ndryshojë fanellë.

PAGAT – Ajo që do të prishte ekuilibrin në rast të një 9 të dyfishtë, nëse ka asgjë, do të ishin pagat. Investimi te Zirkze, me të cilin ka një marrëveshje për një pagë prej katër milionë, do t’i lejonte Milanit të përmbajë kostot dhe të vazhdojë të ndërtojë brenda perimetrit të politikës së paracaktuar. Tentativa për Lukakun ose Abrahamin (ose të dyja) do të rriste koston: ish-qendërsulmuesi i Interit fiton 7.5 milionë në sezon plus bonuse, ndërsa për anglezin jemi me 5 milionë plus një bonus. Në të dyja rastet ai do të arrinte majën e “rangut” të më të paguarve në skuadrën e kuqezinjve, që aktualisht drejtohet nga Leao me 6.5 milionë. Mosha është një tjetër problem pas Abraham vjen nga dëmtimi dhe është 27 vjeç, ndërkohë që Lukaku me 32 vite mbi shpinë nuk është më një djalosh. Ky aspekt gjithashtu vlerësohet nga drejtuesit e “Djallit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"