Lumala Abdu, kush është sulmuesi në provë te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 16:36

Lumala Abdu, kush është sulmuesi në provë te Vllaznia

Në miqësoren ndaj nënkampionëve boshnjakë të Zrinjski Mostar, në radhët e Vllaznisë luajti edhe një lojtar nga Uganda. Ai është sulmuesi Lumala Abdu, një 26-vjeçar që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Suedi. Aty ka veshur edhe fanellat e dy skuadrave të njohura, si Kalmari dhe Helsingborgu.

2d610d0085b9a5c9fe4421d62172345c

Një eksperiencë të shkurtër Abdu e ka pasur në futbollin egjiptian me Piramides, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Sllaven Koprivnicës në Kroaci. Ai vjen si lojtar i lirë dhe luan në të dy krahët e sulmit, por edhe në qendër të këtij reparti. Para se të veshë fanellën e Vllaznisë, 26-vjeçari duhet të bindë trajnerin Tomas Brdariç dhe stafin e tij se është i vlefshëm për kuqeblutë. Abdu luajti në pjesën e dytë të miqësores me Zrinjskin, por drejtuesit e Vllaznisë do ta shohin me kujdes, para se të marrin një vendim përfundimtar për këtë lojtar.

Drejtuesit kuqeblu po kërkojnë një përforcim të rëndësishëm për sulmin, pasi kanë “blinduar” mbrojtjen dhe sidomos mesfushën. Gjatë merkatos së verës janë afruar Kahrimanoviç, Deliu, Qato, Bajrami dhe Gurishta. Tani pritet edhe goditja në sulm, që mund të jetë Lumala Abdu nëse e kalon provën, apo një lojtar tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"