Lumala s’e kalon provën te Vllaznia, sulmuesi afrikan largohet nga skuadra shkodrane. Kuqebluve u duhet dhe një afrim në repartin ofensiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 9:16

Lumala s’e kalon provën te Vllaznia, sulmuesi afrikan largohet nga skuadra shkodrane. Kuqebluve u duhet dhe një afrim në repartin ofensiv

Sulmuesi Abdu Luma la nuk e ka kaluar provën te Vllaznia dhe për rrjedhojë është larguar nga skuadra kuqeblu. Ai është aktivizuar në miqësoret e luajtura në Bosnjë nga trajneri Brdariç, por duket se nuk ka dhënë që stafi shkodran priste.

VLLAZNIA

Lumala, 26 vjeç, më parë kishte luajtur në Suedi me skuadra si Kalmari dhe Helsingborgu. Kishte pasur edhe një përvojë të shkurtër në Egjipt me Piramides dhe në Kroaci me Sllaven Koprivnica. Trajneri Tomas Brdariç e ka dhënë verdiktin për këtë futbollist, që duhet të kthehet ndaj nga kishte ardhur, kështu që nuk ka udhëtuar me skuadrën nga Bosnja drejt Shkodrës.

MERKATO – Në këto kushte, merkatoja e Vllaznisë mbetet e hapur. Ndoshta ndeshjet me Valurin do të përballohen me kontigjentin aktual, por është e qartë se drejtuesit e klubit po shohin për lojtarë të tjerë cilësorë në qarkullim, sidomos për sulmin. Vllaznia në fakt veproi më shpejt se klubet e tjera në merkato, duke firmosur me pesë lojtarë të njohur në futbollin shqiptar. Kuqeblutë fuqizuan fillimisht mesfushën me emra si, Amir Kahrimanoviç, i spikatur tek Erzeni dhe që ka zënë vend në formacion, Ardit Deliu që njihet nga të gjithë për kualitetin që ka, dhe Klinti Qaton. Më pas u bënë përforcime në mbrojtje, ku u afruan ishkapiteni Erdenis Gurishta dhe Melos Bajrami. Që të gjithë këta lojtarë kanë qenë pjesë e formacionit në miqësoret e Luajtura në Bosnjë. Tashmë drejtuesve të klubit kuqeblu u del për detyrë të bëjnë të paktën edhe një përforcim të rëndësishëm për sulmin. Atyre u duhet një zëvendësues për Balajn, por edhe alternativa për krahët, sepse në një kampionat të gjatë dhe të vështirë ka nevojë për dublimin e çdo roli.

ALIVODA – Nga shkodranët mund të ketë edhe ndonjë largim tjetër, përveç atyre që tashmë kanë mbyllur gjithçka me klubin, si Bruno Gomesh, Hakaj, Boshnjaku, Smajli e ndonjë tjetër. Bëhet fjalë për ndonjë shitje dhe më i kuotuari mbetet mesfushori Rejan Alivoda. Për të pasur një ofertë më parë nga Sllavia e Pragës, por ka edhe klube të tjera europiane që kanë shfaqur interes për mesfushorin shkodran, pjesë e Kombëtares U-21. Klubi pret opsionin më të mirë ekonomik për të dhe vetë lojtarin. Në anën tjetër, nëse Alivoda shitet, Vllaznia duhet të kërkojë një tjetër mesfushor qendre për sezonin e ardhshëm. Lojtari i ri shkodran ka pasur një problem fizik gjatë fazës përgatitore në Bosnjë, por është drejt rikuperimit të plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"