Magani konfirmohet në krye të pankinës dhe merkato “big”, ja si është situata tek Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2024 | 15:07

Magani konfirmohet në krye të pankinës dhe merkato “big”, ja si është situata tek Lushnja

Lushnja ka zhgënjyer në dy sezonet e fundit. Ndonëse skuadra e niste kampionatin me pretendime të mëdha, dy herë radhazi përfundoi në sigurimin e mbijetesës në Kategorinë e Parë duke fituar finalen e “play out”-it me kundërshtarë të së Dytës.

magani lushnja

Parashikohet që sezoni 2024-2025 të ndodhë ndryshimi i shumë pritur te lushnjarët, ku edhe prej javësh Bashkia Lushnjë ka nisur procedurën e privatizimit të klubit të futbollit. Edhe pse në pamje të parë duket që futbolli i Lushnjës është i pushtuar nga letargjia që pas mbylljet se edicionit të fundit, flitet se drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një skuadre pretendente për sezonin e ri. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit lushnjar se trajneri Gugash Magani do të konfirmohet në krye të pankinës, por kësaj radhe me një projekt ambicioz.

Konfirmimi i trajnerit peqinas pritet të shoqërohet edhe me përforcime cilësore, ku sipas zërave të merkatos, parashikohen afrime “big” te verdhejeshilët. Nga java që vjen priten zhvillime në kampin lushnjar, ku lëvizjet në heshtje pritet që të marrin jetë dhe skuadra të nisë punën për sezonin e ri. Me zbritjen e Lushnjës në fushë do të shikohen më qartë edhe objektivat e klubit për sezonin e ri, pasi hyhet në edicionin e shtatë që lushnjarët mbeten jashtë elitës së futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"