Mala mbetet pa kontratë, rikthimi te Partizani thuajse i pamundur për një “krisje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2022 | 22:25

Mala mbetet pa kontratë, rikthimi te Partizani thuajse i pamundur për një “krisje”

Pas divorcit të papritur me turqit e Giresunspor, Esat Mala është në kërkim të një skuadre dhe rikthimi te Partizani u bë menjëherë një nga pistat më të mundshme për 23- vjeçarin. Prej vitesh ai ka qenë pikë e fortë për “demat”, teksa ka mbuluar disa pozicione.

ESAT MALA

Agjenti i lojtarit dhe drejtuesit e kuq kanë pasur kontakte në ditët e fundit, por gazeta mëson se tratativat janë mbyllur pa sukses. Shkak i kësaj është marrëdhënia e ftohur mes lojtarit dhe klubit. Kjo “krisje” ka ardhur për shkak se klubi i kuq i ka kërkuar mesfushorit të qëndrojë për të luajtur ndeshjet e Europës, por Mala ka zgjedhur ta injorojë këtë propozim.

Shija e keqe e lënë te drejtuesit pas këtij veprimi të lojtarit, ka bërë që tratativat të dështojnë. Gjithsesi, derisa Mala të gjejë klubin e ri, nuk mund ta quajmë 100% të mbyllur këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"