Malindi te Kastrioti: Zemrën e kam te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2013 | 13:30

Malindi te Kastrioti: Zemrën e kam te Kukësi

Malindi ne bythe ne Kamza-Bylis 1-0Kastrioti ka filluar dje javën stërvitore për ndeshjen e radhës, pas humbjes të shtunën me Partizanin. Për këtë arsye del e nevojshme marrja e të gjitha masave. Në fakt, deri në ndeshjen e ardhshme me Bylisin janë gati dy javë për arsye të ndeshjeve të ekipit kombëtar, periudhë që krutanët duan ta shfrytëzojnë në maksimum, për të mos përsëritur gabimet e ndeshjes së parë me Partizanin. Seanca e djeshme stërvitore është paraprirë nga një analizë e ndeshjes së parë të sezonit dhe pastaj gjithçka ka vazhduar me programin normal të stërvitjes. Për herë të parë ka marrë pjesë në seancën stërvitore edhe sulmuesi Enco Malindi i mbërritur në Krujë në orët e fundit të merkatos dhe që për sezonin në vazhdim do të jetë një lojtar i Kastriotit. Pikërisht në dobësitë në sulm dhe në gjendjen euforike përpara ndeshjes janë individualizuar problemet e skuadrës në humbjen ndaj Partizanit dhe koha e mbetur deri në takimin e ardhshëm duhet të mjaftojë për krutanët që gjithçka të jetë OK për transfertën me Bylisin. Ndërkaq, Malindi ka falënderuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici, për ndihmën dhe mundësinë që i ka dhënë për të qenë pjesë e Kukësit. Nga ana tjetër, presidenti i ka uruar suksese sulmuesit duke i thënë se sërish është i mirëpritur te Kukësi. “Largohem me përshtypjet më të mira dhe them që zemrën e kam këtu te Kukësi. I uroj ekipit tim të vjetër shumë suksese dhe tashmë jam lojtar i Kastriotit”, – ka thënë Malindi.
Murat Aruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"