Mallkimi i Zvicrës, ka 43 vite që nuk arrin të mund Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 15:10

Mallkimi i Zvicrës, ka 43 vite që nuk arrin të mund Anglinë

Pasi tifozëve zviceranë iu desh të prisnin 31 vjet për fitoren ndaj Italisë në 1/8-at e Europianit, në rastin e Anglisë pritja është tashmë 43-vjeçare. Në maj të vitit 1981, kombëtarja helvete festoi për herë të fundit suksesin ndaj rivalëve anglezë, 2-1 në kualifikueset e Botërorit para 40 mijë tifozëve në Jogeli.

Capture

Trajneri i Zvicrës në atë kohë ishte Pol Volfisberg. Fredi ShaiViler dhe Klaudio Sulser ishin autorët e golave. Në 13 ndeshjet më pas kundër Anglisë, ata kanë regjistruar 10 humbje dhe 3 barazime. Zvicra dhe Anglia u takuan për herë të fundit në një ndeshje zyrtare në vitin 2019.

Në  ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve, ata humbën ngushtë pas goditjes së penalltive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"