Malota humb ndeshjet e Ligës së Europës, Progni vetëm të parën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 11:47

Malota humb ndeshjet e Ligës së Europës, Progni vetëm të parën

Partizani prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës, por grupi mbetet ende i paplotësuar. Portierit Alban Hoxha i janë dhënë disa ditë më shumë pushim, pasi ka qenë i angazhuar me ekipin kombëtar. Torasa dhe Ekuban akoma nuk kanë dhënë mesazhe rikthimi, ndërsa Cetkoviç ka firmosur në Mal të Zi te Mlladosti.

progni

Gjatë kësaj kohe, ekipi ka zyrtarizuar dy përforcime, mbrojtësin Blerim Kotobelli, si dhe mesfushorin Gerhard Progni. Përveç problemeve të mosplotësimit të grupit, “telashet” kanë nisur të shtohen në kampin e kuq, kështu që për ndeshjen e parë të Ligës së Europës, më 29 qershor, skuadra do të ketë mangësi.

RENATO MALOTA

Mbrojtësi lezhjan ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë sezonit të fundit, pasi kavilja e këmbës së majtë i ka sjellë disa ndalesa. Në këto kushte është e detyrueshme ndërhyrja kirurgjikale, proces i cili pritet që të kryhet sot ose nesër.

malota

Operacioni bën që Malota të kërkojë kohë për t’u rikuperuar, kështu që aktivizimi i tij në ndeshjet e Ligës së Europës është i pamundur. Qendërmbrojtësi pritet që të kthehet në stërvitje nga fundi i muajt korrik, kështu që Malota konsiderohet mungesë e sigurt për Europën.

GERHARD PROGNI

Partizani ka kthyer pas 9 viteve në ekip mesfushorin Gerhard Progni, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “demat e kuq”. 30-vjeçari mund të plotësonte boshllëkun që ka lënë largimi i Agustin Torasës në ekip, por as ky përforcim nuk do të jetë i vlefshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Europës.

progni

Progni nuk mund të luajë në ndeshjen e parë me Partizanin më 29 qershor, pasi sezoni 2016-2017 quhet i mbyllur më 30 qershor. Duke ditur që në këtë sezon Progni është aktivizuar me dy ekipe, Zira në Azerbajxhan dhe Teuta, e ka të pamundur që të luajë me “demat” në ndeshjen e parë në Europë.

Si rregull një lojtar lejohet të aktivizohet me dy ekipe brenda një sezoni. Në të njëjtën situatë me Prognin është edhe Marko Cetkoviç, i cili nuk mund të luajë ndeshjen e parë me Mlladostin, pasi në sezonin e shkuar ka përfaqësuar Sarajevon dhe Partizanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"