Mamadarshvili, gjiganti gjeorgjian që sfidon Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 18:36

Mamadarshvili, gjiganti gjeorgjian që sfidon Spanjën

“Por çfarë dreqin po shkon me një portier gjeorgjian?”. Kështu iu përgjigjën në Spanjë agjentit Antonio Lopez kur ai filloi t’i ofronte Giorgi Mamardashvilin (Tbilisi, 2000) në vitin 2021. Tani portieri i Valencias është sensacioni i Europianit dhe muri që Spanja duhet të rrëzojë në 1/8 e finaleve.

skysports-georgia-czech-republic_6588508

E thonë numrat. Ai numëron 21 pritje, që ia kalojnë shumë ato të Nitës (Rumani) dhe Strakoshës (Shqipëri), të dy me nga 13 pritje. Dhe gjithashtu “të dhënat e nxehta”, pasi ato pluhurosin statistikat e golave të pritshëm pas goditjes (PSxG). Sipas këtij metriku cilësor, ai është portieri që ka penguar më së shumti “gola të sigurt” (3.5) në tre ndeshjet e para në fazën në grupe. Djali i David Mamardashvilit, ish-portierit dhe trajnerit të portierëve të FC Gagra modeste, portieri i Valencias mori një vendim të rrezikshëm tre vjet më parë për të bërë kapërcimin drejt Spanjës që përfundoi duke e ngritur lart. Gjiganti gjeorgjian (ai është 1.97 metra i gjatë dhe peshon 90 kilogramë) pranoi të nënshkruante për ekipin rezervë të Valencias – që luante ishte në RFEF-në e tretë – në qershor 2021, kur ai ishte pjesë e kombëtares U21 të Gjeorgjisë dhe kishte luajtur tre raunde të mëparshme në Europa League një vit më parë. Ishte në një nga ato ndeshjet e kompeticionit europian kundër Granadës, ku ndërmjetësi ishte i bindur se mund ta sillte në Spanjë.

Si lojtar i Dinamos së Tbilisit, ai kishte kaluar tre periudha huazimi te Metalurgi Rustavi, i votuar si portieri më i mirë në Gjeorgji në vitin 2020 dhe te Lokomotiv Tbilisi. Valencia pagoi 50,000 euro për huazimin dhe mbajti një opsion blerjeje prej 800,000 eurosh. Pas përfundimit të igës në Gjeorgji, ai iu bashkua ekipit të parë të Valencias me Bordalas dhe filloi miqësoren e parë për shkak të dëmtimeve të Cilesen dhe Domenek ku shkëlqeu. Ishte hapi i parë drejt një aventure të mrekullueshme në Spanjë ku pas tri sezonesh te Valencia është konsoliduar si një nga më të mirët në La Liga. Paraqitjet e tij me Gjeorgjinë në “Euro 2024” nuk janë gjë tjetër veçse një konfirmim. Të dielën Spanja do t’i bëjë llogaritë edhe kundër tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"