Mamurras-Kosovë-Burrel, Pirani tregon karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2012 | 13:05

Mamurras-Kosovë-Burrel, Pirani tregon karrierën

Arlind Pirani, sulmuesi shkodran i Burrelit, shprehet se ekipi për të cilin ka veshur fanellën këtë fazë do të jetë aty ku e meriton. Karriera e Piranit nis me paratërinjtë e Vllaznisë e më pas bëhet pjesë e ekipit të të rriturve. Mamurrasi do të ishte destinacioni i radhës për të riun shkodran që sapo kishte hedhur hapat e parë në karrierën sportive. Një ofertë e pukjanëve e merr Piranin në gjirin e tyre dhe kështu ai luan për një sezon me Tërbunin. Ndërkaq, fazën e parë të këtij kampionati, Arlind Pirani ka luajtur me Ilirinë e Prizrenit. Një eksperiencë e bukur për sulmuesin ishte edhe të luajturit në kampionatin kosovar, por që, sipas tij, nuk e ka nivelin e kampionatit shqiptar. “Është bukur të luash kudo, sepse pasioni për futbollin nuk do ta dijë se ku luan. Por, realisht, të luash në ekipet kosovare është shumë më ndryshe se ato shqiptare. Arsyeja pse luajta për Ilirinë e Prizrenit ishte sugjerimi i një miku, të cilin unë e pranova, por nuk e shihja veten aty”, – shprehet Pirani. Në lidhje me zgjedhjen e tij për të luajtur me Burrelin, sulmuesi thotë: “E njihja këtë ekip nga kampionati në Kategorinë e Parë dhe e dija që gjithmonë ka qenë një pikë kyçe e kësaj kategorie. Jo për modesti, por Burreli e ka treguar gjithmonë se ka qenë një kundërshtar i fortë edhe për ekipet e Superiores që janë kthyer në këtë kategori. Ardhja e trajnerit Plori ishte një tjetër shtysë që më bëri të nënshkruaj për këtë skuadër. Është një teknik mjaft i mirë dhe unë kam besim të plotë në aftësitë e tij. Deri tani është bërë një punë shumë e mirë dhe me këtë ritëm Burreli do të qëndrojë në Kategorinë e Parë.
Andi Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"