Mançester Junajtid beson ende te Grinud, përfshin klauzolë rikthimi për sulmuesin problematik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 21:42

Mançester Junajtid beson ende te Grinud, përfshin klauzolë rikthimi për sulmuesin problematik

Mançester Junajtid ka përfshirë një klauzolë në kontratën e transferimit të Mejzon Grinudit në Marsejë. Sulmuesi 22-vjeçar, u largua nga “djajtë e kuq” javën e kaluar në një marrëveshje prej 27 milionë paundësh, duke nënshkruar një kontratë me klubin francez deri në vitin 2029.

asddasdasadsadadadsadsads

Getafe, e cila e mori anglezin në huazim vitin e kaluar, do të përfitojë 20 për qind të shifrës së transferimit sipas “The Telegraph”. Marseja do të paguajë 20 milionë paund fillimisht, ndërsa 7 milionë të tjera do të jenë bonuset.

Por “The Telegraph” ka zbuluar se Junajtid do t’i detyrohet 50 për qind të fitimeve nga çdo shitje e ardhshme e lojtarit dhe ka përfshirë gjithashtu një klauzolë rikthimi në “Old Trafford” për sulmuesin që e largoi pas akuzave për dhunë seksuale ndaj ish të dashurës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"